Armir Harris, sipërmarrësi shqiptar përzgjidhet ndër 50 Atlantasit më të bukur

Armir Harris, sipërmarrësi shqiptar përzgjidhet ndër 50 Atlantasit më të bukur


Revista e njohur amerikane Jezebel, në një artikull të përvitshëm përzgjedh “50 Atlantasit më të bukur”.  Pjesë e kësaj liste u bë dhe sipërmarrësi shqiptar Armir Harris, i cili ka emigruar nga Shqipëria që në moshë të vogël.

Revista Jezebel është një botim i që flet për jetën luksoze dhe përkrah stilin e sofistikuar të zonës së madhe të Atlantës.

Personazhet e përzgjedhur nga Jezebel, vijnë nga fusha të ndryshme. Ata nuk kthejnë vetëm koka në jetën sociale, por gjithashtu po transformojnë qytetin e Atlantës përmes një përzierje të përpjekjeve krijuese, biznesit dhe filantropisë.

Lexoni: Historia e emigrantit shqiptar që zotëron një nga sipërmarrjet më të suksesshme në Amerikë

Ja çfarë shkruhet për Armirin:

ARMIR HARRIS

CEO i Shofur; kryetar i Gogo Jets; dhe kryetar i charterup.com

Mosha: 31

Origjina: Vlorë, Shqipëri

Jeton në: Buckhead

Me vetëm 800 dollarë në xhep, Harris, një refugjat shqiptar, arriti të ndërtonte startup-in e tij të suksesshëm të transportit të bazuar në ATL, Shofur dhe tani kompania po e zgjeron industrinë e udhëtimit me autobus me më shumë se 2500 autobusë që shërbejnë në më shumë se 100 qytete në mbarë vendin. (Fakt interesant: Shofur renditet në vendin e 21-të në listën e kompanive private me rritje më të shpejtë në Amerikë!). Kur ai udhëton, bukuroshin e Mesdheut do ta shihni në ujë, ose duke bërë surfing, ose zhytje; por kur ai është në shtëpi në Atlanta, shpesh ju do ta gjeni atë duke pirë një gotë verë në Kyma, Umi dhe Barcelona Wine Bar.

Lexoni: Armir Harris: “Duhet të kesh disiplinë, të punosh shumë, të kesh vullnet dhe ambicie çdo ditë.”

Jezebel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0