Arjeta Dhima: 8 gjëra që kam mësuar nga 1000 të trajnuar në 10 vite - Business Magazine Albania

Arjeta Dhima: 8 gjëra që kam mësuar nga 1000 të trajnuar në 10 vite

Arjeta Dhima

Shkruar nga Arjeta Dhima

Mbi 10 vite e fokusuar në Public Speaking, me mbi 1000 persona të profileve të ndryshme që trajnohen (ka pasur persona që kanë sakrifikuar të ardhurat e fundit për ta ndjekur trajnimin – dhe këtë e them me krenari). Ja cilat janë disa nga gjërat kryesore që kam mësuar dhe dua të ndaj me ju:

1. Frika nga e folura në publik s’ka të bëjë me mungesën e kapacitetit për të shprehur veten para një audience, por me mungesën e vetëbesimit.

2. Puna kryesore në këtë fushë nuk ka të bëjë me të mësuarit si të flasim por të besojmë që ne mund të ndikojmë përmes asaj që themi.

3. Në të folurën në publik nuk është fjala më e fuqishme, por frymëmarrja. Shumë studentë të mi habiten kur ua them, por ne nuk shprehemi mirë sepse nuk marrim frymë mirë.

4. Gjatë trajnimit ne nuk bëjmë as nuk mbajmë fjalime, por bëjmë ushtrime për vëmendjen, përqëndrimin, frymëmarrjen, artikulimin. Fjalimi pastaj është një pasojë e këtyre të fundit.

5. Nuk bëjmë magji. Çdokush që vjen për herë të parë në trajnim, i bëhet e qartë se ky është një proces. Ushtrimet duhen bërë me rigorozitet për të marrë rezultatet e dëshiruara. Askush nuk e bën dot për ty. Mentori të orienton, por pas trajnimit secili pajiset me një set ushtrimesh që mund ti praktikojë gjithë jetën, pa paguar asnjë qindarkë më shumë.

6. E folura në publik është një trajnim që mund të ndryshojë për gjithmonë mënyrën se si ti e sheh veten dhe të tjerët. Është një rrugëtim transformues dhe për këtë arsye, jep një kënaqësi konstante.

7. Studentët e mi më të mirë, janë ata që vijnë në trajnim pa paragjykime dhe janë të hapur të marrin maksimumin. Fatkeqësisht, e folura në publik duhet të jetë diçka që bëhet në shkollë si lëndë bazë. Në mungesë të saj, unë jam përpjekur ta sjell në formën më efektive si shërbim.

8. Sot ka një nevojë të frikshme jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë për këtë trajnim. Kjo sepse komunikimi është baza e çdo raporti. Ti flet dhe përmes mënyrës se si qëndron. A e dini se pjesë e kurrikulës janë e ushtrimet e mimikës?

Kaq për sot, por do ju ftoja të më ndiqnit sepse në vijim do ndaj materiale dhe informacione shumë interesante në lidhje me këtë fushë. Eskperiencën e akumuluar në vite, dua ta përcjell pasi jam e sigurtë që ka shumë persona aty që kjo gjë mund ti ndihmojë.

Le të ecim me mentalitetin për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe jam e bindur se mund të shkojmë larg.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0