Ari pëson rënien më të madhe të vlerës në dekadën e fundit pas rritjes rekord - Business Magazine Albania

Ari pëson rënien më të madhe të vlerës në dekadën e fundit pas rritjes rekord

Ari pëson rënien më të madhe të vlerës në dekadën e fundit pas rritjes rekord

Pas një periudhe rritjeje të pandalshme, çmimi i arit pësoi një goditje të fortë gjatë ditës së djeshme, duke rënë me mbi 5 %, rënia më e madhe në më shumë se dhjetë vjet.

Sot, metali i çmuar ka shënuar një rimëkëmbje të lehtë, me çmimin që arrin 4,141.48 dollarë për ons, ose 0.4 % më shumë krahasuar me një ditë më parë. Të martën, ari kishte zbritur deri në 4,082.03 dollarë për ons, pasi më herët kishte prekur rekordin e ri prej 4,381.21 dollarësh.

Sipas analizës së CNN, kjo rënie lidhet me shitjet për realizim fitimesh nga investitorët, pas një periudhe rritjeje të shpejtë dhe të qëndrueshme. Një tjetër faktor që ndikoi është optimizmi për raundin e ri të negociatave tregtare midis SHBA-së dhe Kinës, i cili uli kërkesën për investime në “asetet e sigurta” si ari. Pavarësisht kësaj luhatjeje, viti 2025 ka qenë jashtëzakonisht i favorshëm për arin, me një rritje vjetore mbi 50 % – një nivel që tejkalon periudhat e krizave globale si ajo e vitit 2008 apo pandemia Covid-19.

Lexo edhe: Patoko dhe Tony’s, historia e një partneriteti inovativ

Vetëm gjatë dy muajve të fundit, çmimet janë rritur me rreth 25 %, të nxitura nga:

  • rritja e borxhit publik të SHBA-së,
  • pasiguria politike ndërkombëtare,
  • pritjet për ulje të normave të interesit nga Rezerva Federale.

Në tregjet e metaleve të tjera të çmuara, argjendi dhe platina pësuan gjithashtu rënie të ndjeshme, përkatësisht me 7 % dhe 5 %.

Analistët theksojnë se tregjet po përjetojnë një fazë “frymëmarrjeje” pas rritjeve të pazakonta, ndërsa sytë janë drejt bisedimeve SHBA–Kinë dhe politikave monetare që mund të përcaktojnë drejtimin e çmimeve në muajt në vijim.

wsj

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0