Apple "rrëzon" Taylor Swift në pistën e saj të vrapimit - Business Magazine Albania

Apple “rrëzon” Taylor Swift në pistën e saj të vrapimit


Taylor nuk ishte edhe aq e shepjtë saç duhet në reklamën e fundit të Apple.

Swift, normalisht një figurë e rëndësishme në botën e biznesit dhe muzikës, bie me fytyrën e saj ndërsa vrapon mbi një pistë vrapimi në një reklamë të re duke promovuar shërbimin e muzikës së Apple.

Por jo, Apple nuk po mundohej të vinte në siklet personazhin e ëmbël dhe të dashur të Amerikës si një ndëshkim për një betejë publike mbi pagesat e muzikës online.

Të paktën kështu mendojmë ne.

Në vend të kësaj, reklama supozohet të tregojë se sa i mirë është shërbimi i ri i muzikës online të Apple aq sa për të tërhequr vëmendjen. Taylor kërkon të bëjë “rap” së bashku me “Jumpman” të Drake ndërsa vrapon mbi pistën e vrapimit dhe papritur bie. ë të njëjtën mënyrë se si pengohemi edhe ne për të gjetur balancën midis punës dhe pasioneve tona.

Reklama është shembulli më i fundit i marrëdhënies së afërt midis Swift dhe Apple pas zënkës së tmerrshme të tyre.

Fundvitin e kaluar, Apple debutoi një film ekskluziv të turit të fundit koncertal të Swift: 1999.

https://www.youtube.com/watch?v=fK_zwl-lnmc

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0