Apple pritet të lançojë një "MacBook Air" më të përballueshëm këtë vit

Apple pritet të lançojë një “MacBook Air” më të përballueshëm këtë vit


Ju i doni produktet e Apple, por gjithashtu doni të keni përsëri para në llogarinë tuaj bankare – çfarë duhet të bëni ju si blerës në këtë rast?

Pse të mos blini një MacBook Airs të Apple më pak të kushtueshëm që do të lançohet këtë vit?

Të parashikosh se çfarë ndodh në mendjen e  Apple është paksa e ndërlikuar, por analisti Ming-Chi Kuo i “KGI Securities” ka një histori shumë interesante për të treguar. Sipas 9to5Mac, planet më të fundit të kompanisë tregojnë për lançimin e një MacBook Air “me çmim më të ulët” diku në tremujorin e dytë të vitit 2018.

Aktualisht, një MacBook Air 13-inch shitet për 999 dollarë ose 1.199 dollarë – në varësi të karakteristikave. Ndërsa thjesht pritja e një çmimi më të ulët nuk na jep shumë për të vazhduar, ai thotë se Apple po sheh një mënyrë për të shpërndarë laptopin e tij në më shumë duar, duke ulur çmimin e tij.

Apple, mishërimi i inovacionit në Silicon Valley, mund të ndryshojë lojën përsëri me idenë revolucionare për t’i bërë produktet e tij më të përballueshëm. Nëse Kuo ka të drejtë, portofoli juaj do t’ju falenderojë për këtë.

burimi: Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0