Apple po përgatitet të blejë McLaren - Business Magazine Albania

Apple po përgatitet të blejë McLaren


Sipas shumë burimeve, gjigandi amerikan Apple është duke u përgatitur për një blerje të prodhuesit anglez të super-makinave McLaren.

Lajmi doli së pari në Financial Times, por që është mohuar nga të dyja palët. TechSot.Al raporton se planet e Apple për të blerë McLaren kanë filluar para disa muajsh.

McLaren njihet më shumë për skuadrën e garave në Formula 1, dhe para disa kohësh përflitej për një blerje të gjithë ligës garuese nga Apple.

Vitet e fundit McLaren është interesuar më së shumti në prodhimin e një makine garuese hibride, që mendohet të ketë çuar edhe në interesimin nga Apple. Kjo e fundit ka blerë shumë kompani të ndryshme që kanë të bëjnë me prodhimin e makinave, veçanërisht ato vetë-ngasëse.

TechSot.Al zbulon se kjo shitje mund të bëhet rreth 1.3 dhe 2 miliardë USD, n.q.s ajo do të ndodhte.

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0