Apple perdor gjyqin ndaj Samsung per te sulmuar Google - Business Magazine Albania

Apple perdor gjyqin ndaj Samsung per te sulmuar Google


Ne fakt, ka shume kohe qe nuk po flitet per betejen ligjore te Apple dhe Samsung dhe disa mendojne mos kjo lufte ka mbaruar. Ne luften e gjate dhe te lodhshme mes Apple dhe Samsung me shume mundesi do te vleje shprehja se mes dy njerezve qe luftojne fiton i treti.

Apple ne fakt po mendon qe brenda betejes ligjore me gjigandet koreane te perfshije dhe Google, me qellimin per te marre kodin qe rrjedh nga Android, sistemin operativ gjysem te lire qe Google dhe Samsung perdor per shumicen e pajisjeve dhe sherbimeve.

Google do te gjendet ne kete beteje sepse ka furnizuar Samsung me pjese te funksioneve, per te cilat gjigandi korean eshte i akuzuar per dhunim te patentave qe ka Apple.

Akuza qe Cupertino i drejton Mountain View eshte se ka informacione paraprake qe lidhen me sistemin e vet operativ. Me sakte, Apple i referohet te gjitha termave te kerkimit qe Google perdor per te zbuluar dokumentet qe Apple kishte kerkuar.

Sipas avokatit te Apple behet fjale per nje ceshtje transparence. Apple eshte e shqetesuar se Google nuk po ben nje kerkim te plote. Nga ana e vete, Google perpiqet te minimizoje kontributin e saj ne kete ceshtje.

Per momentin gjykatesi qe duhet te vendose nese Apple do te kete akses ne Jelly Beans, nuk ka dhene asnje vendim dhe deklarate per kete ceshtje.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0