Apple Pay vjen me një siguri të plotë në blerjet online - Business Magazine Albania

Apple Pay vjen me një siguri të plotë në blerjet online


Blerësit së shpejti do të jenë në gjendje për të blerë mallra me Apple Pay në web nga një desktop Mac apo laptop, duke përdorur skanerin e gjurmëve të gishtave në iPhone-in ose Apple Watch-in e tyre.

Aftësia e re e Apple Pay do të lëshohet si pjesë falas e MacOS Sierra, i cili pritet të vijë këtë vjeshtë.

Aktualisht, blerësit mund të paguajn për mallra duke përdorur Apple Pay nëpërmjet një aplikacioni në iPhone apo Apple Watch në qindra e mijëra pika shitjesh tregtare në SH.B.A. dhe pesë vende të tjera – Kanada, Mbretëri e Bashkuar, Australi, Kinë dhe Singapor. Hong Kong, Franca, Spanja dhe Zvicra janë duke marrë shërbim së shpejti.

Edhe pse një lider në pagesat me anë të telefonit, Apple Pay, si dhe teknologji të tjera të këtij lloji, nuk kanë arritur të jenë në prtishmëritë e tyre.

Duke vënë Apple Pay tek kompjuterat Mac do të zgjerohet në masë të madhe numri i blerjeve të bëra me këtë shërbim, thanë analistët. Gjithashtu do të vendosë Apple në konkurrencë për pagesat me anë të internetit me kompani si PayPal.

“Zgjerimi Apple Pay në web është një punë e vërtetë e madhe, sepse deri në këtë pikë, nuk ka pasur metoda të sigurta për të blerë në web duke përdorur teknologjinë biometrike pa dërguar informacion të kartës tuaj të kreditit tek e-tailer”, tha Patrick Moorhead, një analist në Moor Insights & Strategy.

Për të përdorur këtë shërbim, një buton Apple Pay në ekran do të jetë në dispozicion tek një shitës me pakicë në internet, kur personi dëshiron të blej diçka nëpërmjet shfletuesit Safari, tha Apple në një deklaratë.

Ndryshe nga shërbimet e tjera online të pagesave, duke përdorur Apple Pay do të thotë, “ju nuk keni më nevojë të ndani numrat e kartës së kreditit ose debitit me një tregtar online, dhe numrat e kartës tuaj nuk janë të ruajtur në pajisjen tuaj, as në serverat e Apple,” tha Apple.

“Një kriptim i fortë mbron gjithë komunikimin mes pajisjeve tuaja dhe serverat Apple Pay dhe Apple Pay në këtë rast nuk gjurmon blerjet tuaja,” shtonte deklarata.

/techsot.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0