Fitimet më të larta në historinë e Apple

Apple ngjit një majë të re


Shitjet rekord të 12 muajve të fundit e ngjisin Apple në një majë tjetër.

Kompania regjistron fitimet më të larta në historinë e saj: Me 53.4 miliardë dollarë fitime të regjistruara gjatë 12 muajve të fundit, ajo thyen rekordin që e mbante më parë kompania e naftës Exxon Mobil me 45.2 miliardë dollarë të fituara gjatë 2008-ës.

Fitimet u rritën me 31% gjatë tre-mujorit të katërt pas hedhjes në treg të smartphonave të saj.

Megjithatë Apple na paralajmëron për ulje të konsiderueshme të shitjeve gjatë sezonit festiv të Krishtlindjeve, teksa shitjet e iPad-it ranë me 5%, rënia më e madhe e shënuar që prej 2011-ës.

Kompania parashikon se shitjet gjatë tre-mujorit të fundit të vitit aktual do të variojnë mes 75.5 miliardë dollarë dhe 77.5 miliardë dollarë, vetëm 1% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pjesërisht për shkak të forcimit të dollarit.

rritja e apple

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0