Apple krijon selfie grupi edhe në distancë - Business Magazine Albania

Apple krijon selfie grupi edhe në distancë

Në kohë distancimi shoqëror, Apple ka marrë patentën për një softuer që lejon bërjen e fotove selfie në grup. Pra, njerëzit marrin një foto veç e veç dhe imazhet mblidhen automatikisht si kolazh, në mënyrë që të krijojnë një foto grupi artificiale.

Sipas përshkrimit të përfshirë në patentë, përdoruesi i iPhone fton miqtë që të marrin pjesë në selfie në grup. Selfie mund të krijohet si nga fotot normale, ashtu edhe nga videot e regjistruara në vend ose tashmë të ruajtura në telefon. Secili pjesëmarrës mund të modifikojë punën e softuerit, për shembull duke vendosur të zhvendosë foton e tij brenda figurës.

Patenta u dha gjatë këtyre ditëve, por Apple kishte aplikuar që në vitin 2018, pra shumë përpara pandemisë. Për momentin nuk dihet nëse dhe kur teknologjia do të jetë në dispozicion të përdoruesve.

ANSA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0