Apple konfirmon në heshtje karakteristikën sekrete të iPhone 12 - Business Magazine Albania

Apple konfirmon në heshtje karakteristikën sekrete të iPhone 12

iPhone 12

Së fundmi, Apple njoftoi një pajisje shtesë baterie për telefonët e serisë iPhone 12. Është një Paketë Baterie MagSafe që vendoset në pjesën e pasme të iPhone 12, iPhone 12 mini, iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max. Lidhet në mënyrë magnetike dhe rimbush telefonin me wireless.

Ju mund ta karikoni iPhone tuaj me ose pa kasën, por duhet të hiqni çdo kartë krediti ose send tjetër të bashkangjitur në telefon. Gjithashtu ju mund t’i karikoni të dy si iPhone dhe baterinë në të njëjtën kohë.

“Nëse iPhone dhe MagSafe Battery Pack duhet të karikohen, mund t’i karikoni në të njëjtën kohë. Bashkangjitni MagSafe Battery Pack në iPhone tuaj dhe pastaj lidhni MagSafe Battery Pack në një përshtatës me rrymë. Duke përdorur një adaptor energjie 20W ose më të lartë, MagSafe Battery Pack mund të karikojë iPhone tuaj me deri në 15W energji karikimi,” thuhet në dokumentin jozyrtar.

Lexoni: Risitë e pritshme të iPhone 13

Një funksionalitet i tillë është i mundur vetëm nëse iPhone mbështet karikimin e kundërt, diçka për të cilën është folur prej kohësh, por që Apple nuk e ka pranuar kurrë. Kishte edhe aluzione në regjistrimet e FCC nga viti i kaluar që thoshin se funksionaliteti ishte aty, thjesht ishte jo aktiv.

Disa kishin dyshuar se do të aktivizohej për të rimbushur AirPods ose një Apple Watch, por asnjëra nuk ndodhi (ose të paktën jo akoma).

Por me mbërritjen e MagSafe Battery Pack, Apple ka zbuluar një funksionalitet që vetëm dyshohej deri më tani.

Tani për tani kjo është një veçori e mrekullueshme shtesë e cila, nëse Apple e mundëson atë për pajisje të tjera, madje edhe për pajisjet e markave të tjera, mund të jetë mahnitëse.

/Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0