Apple do të krijojë 20.000 vende të reja pune në SHBA brenda 5 viteve

Apple do të krijojë 20.000 vende të reja pune në SHBA brenda 5 viteve


Apple deklaroi të Mërkurën se planifikon të bëjë disa investime në vendin e origjinës. Ndërtimi i kampusit të ri do të krijojë 20.000 vende të reja pune gjatë 5 viteve të ardhshëm.

Në një deklaratë publike ata gjithashtu deklaruan se vendi do të publikohet në muajt në vazhdim dhe si fillim ajo do të jetë “streha” e shërbimit të kujdesit ndaj klientit. Kompania gjithashtu thotë se e gjithë kjo do të kontribojë direkt rreth $350 miliardë në ekonominë amerikane. Çdo gjë do të ndërtohet vetëm duke përdorur materiale vendase. Apple parashikon të shpenzojë rreth $55 miliardë këtë vit dhe të kryejë pagesa në më shumë se 9.000 kompani.

Lexoni: Raporti: Samsung do të humbasë market-share në vitin 2018

Kompania gjithashtu u shpreh se pret një faturë taksash prej rreth $38 miliardë nga hyrja përsëri brenda vendit e parave të investuara jashtë. E gjithë kjo si pasojë e ndryshimeve të fundit të Trump në ligj. Aktualisht në një masë 15,5%, kjo do të thotë se Apple do të rikthejë rreth $245 miliardë, ose gati të gjithë investimet e saj jashtë SHBA (parashikon CNBC). Konkretisht, Apple refuzoi të komentonte këto shifra.

Kompania investon dhe blen pjesët nga kompani amerikane me anë të fondit të saj “Advanced Manufacturing Fund”. Gjithashtu ka investuar në kompani si Finisar dhe Corning, e cila prodhon xhamat e forcuar për iPhone. Apple u shpreh se fondi është rritur në $5 miliardë nga $1 miliardë që ka qenë më parë

Presidenti Trump, ndonëse gëzon mosaprovim masiv, vlen të përgëzohet për nisa të tilla. Që në fillim të drejtimit të shtetit, ai ishte i vendosur që të rikthente vendet e zhdukura të punë, të cilat u transferuan kryesisht në Azi. Si një nga kompanitë me vlerën më të madhe jo vetëm në SHBA, por në të gjithë botë, Apple që në fillim ishte në “shënjestrën” e Trump. Apple madje mësohet se i ka kërkuar kompanisë Foxconn që të ndërtojë një fabrikë në “kopshtin” e Trump. Në dukje negative, lëvizje të tilla stimulojnë prodhimin e brendshëm, por nga ana tjetër ulin të ardhurat. Një nga interesat kryesore të fabrikave në azi është kosto e ulët e prodhimit. Do të ishte nga ana tjetër katastrofale nëse Apple do të fillojë të rrisë çmimet e produkteve të saj.

Burimi: INC.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0