Aplikoni për "EuroUdhëtim 2017" dhe përfitoni një udhëtim në të gjithë Europën - Business Magazine Albania

Aplikoni për “EuroUdhëtim 2017” dhe përfitoni një udhëtim në të gjithë Europën


Përmbajtja e projektit “Udhëtim në Europë” është e thjeshtë dhe vetë principi kryesor e bën këtë projekt tërheqës për grup-moshat e reja të rajonit. Programi shënon vitin e tij të 11 duke e bërë ate një nga programet më të suksesshme në rajon. Projekti “Euroudhëtim” mundëson udhëtimin e 11 studentëve nga Shqipëria për të vizituar brenda 30 ditëve këdo qytet apo kryeqytet në Europën e bashkuar. Aplikimet përfundojnë në 1 Korrik 2017.

Thelbi i projektit qëndron në sigurimin e mundesisë së udhëtimit të lirë në Europë për një grup prej studentëve më të mirë të universiteteve të Shqipërisë. Këta studentë do të pajisen me biletë treni interkontinentale të vlefshme për një muaj gjatë verës së vitit 2017. Udhëtimi do të jetë i lirë dhe secili nga studentët do të ketë mundesinë të ndërtojë itenerarin personal të udhëtimit. Gjithashtu, programi u jep mundesi studenteve shqiptarë të angazhohen me studentë të tjerë pjesëmarrës nga rajoni.

Nëpërmjet prjoketit “Udhëtim në Europë” u krijohet mundësi studentëve shqiptarë të njihen me kulturën dhe qytetet Europiane; gjithashtu këta studentë do të jenë misionarë, të cilët do të përfaqësojnë dhe shpërndajnë një kulturë dialogu, e cila qëndron larg paragjykimeve të rëndomta, të cilat i veshin shqiptarët me statusin e “Emigrantit të Europës”.

Ceremonia e hapjes organizohet çdo vit në kryeqytetin europian Berlinin. Programi është i mundësuar nga “Balkan Trust for Democracy” dhe mbeshtetur nga “Fondacioni Robert Bosch”.

Për më shumë informacion vizitoni www.euroudhetim.org ose www.mjaft.org.

Nëse jeni të interesuar kontaktoni: info@mjaft.org.

burimi: TravelToEurope

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0