Aplikimet për praktikë deri në 20 Gusht

Aplikimet për praktikë deri në 20 Gusht


Të rinjtë që duan të kryejnë praktikën pranë institucioneve shtetërore kanë edhe 5 ditë kohë për të aplikuar.

Të diplomuarit e moshës 21-26 vjeç kanë afat deri në datën 20 gusht për t’u bërë pjesë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Pozicionet

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka shpallur 1343 pozicione për praktikantë në 19 Institucione shtetërore qendrore, ku përfshihet kryeministria dhe të gjitha ministrisë, 93 Institucione të varësisë, 19 Njësi të Qeverisjes Vendore si dhe 10 Shoqëri Tregtare.

aplikimet-per-praktike-deri-ne-20-gusht-businessmag

Programi

Programi i praktikave të punës zgjat 3 muaj dhe është pa pagesë, por pavarësisht kësaj, periudha e praktikës do të njihet si përvojë pune gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike. Aplikimi mund të bëhet vetëm online, në faqen e dedikuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale praktika.sociale.gov.al, ndërsa të drejtën e kanë të gjithë të rinjtë që kanë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Diaspora.

Ja ku mund të aplikoni.

/Konica.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0