Aplikacioni i ri Happy bashkon inovacionin dhe përfitimet për 430 mijë anëtarë besnikë - Business Magazine Albania

Aplikacioni i ri Happy bashkon inovacionin dhe përfitimet për 430 mijë anëtarë besnikë

Aplikacioni i ri Happy

Një gamë e gjerë biznesesh dhe dyqanesh, tashmë pjesë e aplikacionit të ri Happy, po mbështet anëtarët besnikë duke ju ofruar përfitime nga blerjet e tyre përmes ofertave speciale dhe kuponave surprizues.

Aplikacionet online janë shndërruar në një nga elementët e rëndësishëm të jetës sonë, duke lehtësuar përditshmërinë dhe aktivitetet tona të domosdoshme – siç janë edhe blerjet.

Programet e besnikërisë (praktika e shpërblimit të klientëve për çdo blerje në dyqane partnere), si një model i suksesshëm në mbarë botën – kanë lehtësuar shërbimet përmes teknologjisë digjitale duke u gjendur pranë konsumatorëve.

Si shembull në Shqipëri, i vetmi program besnikërie tashmë popullor në të njëjtën linjë përsosmërie me trendet globale, ai i Kartës Happy, ka lançuar aplikacionin e ri të dedikuar, i cili ndihmon anëtarët e kartës të njihen në kohë reale me një larmi përfitimesh por edhe udhëzime se ku mund të përfitojnë dhe bëjnë blerjet më të mira.

Çdo qytetar, mjafton të shkarkojë aplikacionin e ri dhe të plotësojë të dhënat personale. Menjëherë, ai pajiset me kartën e personalizuar digjitale Happy dhe mund të nisë lundrimin për t’u njohur me ofertat e produkteve të larmishme.

Mbi 20 dyqane partnere të listuara në aplikacion

Në aplikacionin e ri gjendet e listuar, e gjithë gama me mbi 20 dyqanet më të frekuentuara në Shqipëri, partnere të Happy – rrjeti supermarketeve SPAR, rrjeti i shërbimit të internetit Digicom, elektroshtëpiakeve NEPTUN, ai i fëmijëve dhe shtëpisë JUMBO, veshjet dhe aksesorët Fashion Group Albania me brandet e njohura: Mango, Aldo, Prenatal, Geox, Cortefiel, Carpisa, Parfois, Okaidi, Springfield, Women’Secret.

Lexo: Disa këshilla për drejtuesit

Në qasje me trendet e reja në kryerjen e transaksioneve online, përfitimet e Happy përfshihen edhe me produktin Karta e Kreditit Tirana Bank- Happy. Anëtarët përmes Kartës së Kreditit kanë mundësinë të kryejnë pagesa me 0% interes për 12 muaj ndërsa përfitojnë dyfishin e pikëve bonus por dhe kupona ekstra – në blerjet e tyre pranë dyqaneve partnere të Happy.

Mundësi bashkëpunimi për çdo biznes dhe dyqan

Për të rritur mbështetjen dhe lehtësitë ndaj anëtarëve të tij, Programi Happy është i hapur të bashkëpunojë me çdo biznes dhe dyqan që dëshiron t’i shërbejë komunitetit të gjerë të mbi 430 mijë anëtarëve, blerës të rregullt në dyqanet partnere të tij!

Lehtësitë e ofruara kanë bërë që konsumatorët që i janë bashkuar programit të besnikërisë Happy të angazhohen në mënyrë proaktive në përdorimin e aplikacionit të ri duke mbajtur nën kontroll shpenzimet që kryejnë por dhe duke u informuar rregullisht për ofertat aktuale dhe statusin e pikëve të tyre të shpërblimit si anëtarë besnikë.

Përfitimet vijnë jo vetëm përmes rritjes së kursimeve por edhe shkurtimit të kohës – ndërkohë komuniteti që i është bashkuar kësaj risie teknologjike aktualisht mbi 430 mijë përdoruesish rritet nga dita në ditë. Kjo ka bërë që shumë biznese dhe dyqane të bëhen pjesë rrjetit të partnerëve të Happy duke ftuar anëtarët të bëhen pjesë e ofertave të tyre.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0