Aplikacioni i Ford, që ju lejon të gjeni dhe prenotoni parkim për makinën tuaj - Business Magazine Albania

Aplikacioni i Ford, që ju lejon të gjeni dhe prenotoni parkim për makinën tuaj


Ford ka ndërmarrë një hap tjetër duke u bërë një kompani më shumë e fokusuar drejt teknologjisë së makinave me shpalljen e aplikacionit të tij FordPass, i cili u lejon përdoruesve të gjejnë një vend parkimi, ta prenotojnë dhe të paguajnë për këtë shërbim nga telefonat e tyre.

Ju nuk keni nevojë të keni një automjet Ford për të përdorur shërbimin falas. Kompania ka partneritet me ParkPhiz dhe Parkopedia dhe ju ndihmon për të gjetur parkim në qytete dhe në aeroporte; ju mund të bisedoni me një FordGuide në telefon për të gjetur dhe për të rezervuar një vend, dhe madje edhe për të kërkuar që të keni kohën tuaj të parkimit nëse jeni me vonesë.

Techsot.Al bën me dije se ë partneritet me FlightCar, FordPass gjithashtu do t’ju lejojë të prenotoni makina kur të udhëtoni, nëse ju doni të bëni një udhëtim.

Në qoftë se ju keni një automjet Ford, aplikacioni ju lejon të bëni shumë më tepër, si për shembull të planifikoni një takim ose të kërkoni për të shqyrtuar detajet e llogarisë së financave të makinës me çmimin tuaj të preferuar.

Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.alBusiness Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0