Aplikacioni i Facebook “Threads”, që rivalizon Snapchat, testohet fshehtas - Business Magazine Albania

Aplikacioni i Facebook “Threads”, që rivalizon Snapchat, testohet fshehtas


Facebook po teston mes punonjësve një aplikacion të ri mesazhesh, të quajtur Threads.

Aplikacioni do të jetë i lidhur me Instagram-in dhe do të mundësojë ndarjen e teksteve, përmbajtjeve multimediale dhe disa të dhënave si pozicioni dhe autonomia e baterisë, me një listë miqsh të seleksionuar. Funksioni i aplikacionit na kujton shumë atë të Snapchat-it, konkurrent i Facebook, nga i cili kompania është frymëzuar gjatë viteve për të azhornuar Instagram-in.

Krahas përditësimit të gjendjes, fotografive dhe videove, të modifikueshme me filtrat e Instagramit, mund të ndahet në kohë reale edhe pozicioni gjeografik. Kontaktet nuk do ta dinë saktësisht se ku ndodhen të tjerët, por mund të mësojnë nëse po lëvizin. Sillni në mendje Snapmap të Snapchat, për të krijuar një ide.

Lexo: Facebook ka qenë duke i dëgjuar bisedat tona në Messenger

Threads do të ketë edhe një funksion direkt mesazhesh, të ngjashëm me atë të Instagram-it, si ai i Direct, i cili u përdor më parë dhe pastaj u mbyll. Si në Messenger, edhe këtu, një shenja e vogël e topit të gjelbër do të tregojë kontakte online.

Për të aktivizuar funksionet automatike të Threads, sidoqoftë, do të jetë e nevojshme të japësh pëlqimin. Facebook nuk ka dalë me informacione zyrtare rreth këtij zhvillimi.

Theverge,  the guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0