Anketë mbi pjesëmarrjen e grave në fushën e sigurisë kibernetike në Shqipëri - Business Magazine Albania

Anketë mbi pjesëmarrjen e grave në fushën e sigurisë kibernetike në Shqipëri

Anketë mbi pjesëmarrjen e grave në fushën e sigurisë kibernetike në Shqipëri

Programi CybHER, i iniciuar nga British Council, synon fuqizimin e grave dhe vajzave në fushën e sigurisë kibernetike dhe rritjen e përfaqësimit të tyre në tregun e punës në Shqipëri. Në këtë kuadër, Qendra për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) në Tiranë po zhvillon një anketë për të analizuar përfshirjen e grave në këtë sektor dhe politikat e organizatave për të mbështetur karrierën e tyre.

Ky studim do të ndihmojë në hartimin e rekomandimeve për promovimin e diversitetit gjinor në sigurinë kibernetike dhe do të prezantohet publikisht në prill 2025 (data për t’u konfirmuar).

Anketa synon të:
Hartojë një panoramë të përfaqësimit të grave në rolet e sigurisë kibernetike në sektorin publik dhe privat.
Identifikojë politikat organizative që mbështesin rekrutimin, zhvillimin e karrierës dhe qëndrueshmërinë në punë për gratë në këtë fushë.
Ofrimin e rekomandimeve për rritjen e barazisë gjinore dhe diversitetit në tregun e punës në sigurinë kibernetike.

Anketa përbëhet nga 31 pyetje dhe përfshin:
 Informacion mbi organizatën tuaj;
 Pjesëmarrjen e grave në pozicione të sigurisë kibernetike;
 Praktikat e rekrutimit dhe mundësitë e zhvillimit profesional;
 Politikat e organizatave për të mbështetur dhe mbajtur në punë gratë në këtë sektor.

Lexo edhe:Gratë që heqin këtë fjalë nga fjalori i tyre janë më të lumtura, thonë psikologët

Siguria kibernetike është një fushë shumëdimensionale dhe përfshin role si:
 Inxhinier Sigurie, Menaxher Sigurie, Arkitekt Sigurie, Oficer Kryesor i Sigurisë së Informacionit;
 Testues i Penetrimit, Analist i Sigurisë së Informacionit, Analist i Inteligjencës së Kërcënimeve, Responder i Incidenteve;
 Administrator Sigurie, Auditor IT, Specialist i Sigurisë IT, Inxhinier i Mësimit të Makinerive;
Ekspert i Sigurisë së Rrjetit, Administrator i Sigurisë Kibernetike, Ekspert i Sigurisë së Cloud-it dhe Etical Hacker.

Të gjitha të dhënat e mbledhura do të trajtohen në mënyrë anonime dhe në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave. Duke plotësuar këtë anketë, ju pranoni përdorimin e përgjigjeve tuaja për qëllime kërkimore. Ky studim është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të grave në sektorin e sigurisë kibernetike dhe ndihmon në krijimin e një mjedisi më gjithëpërfshirës për të gjithë profesionistët e kësaj fushe në Shqipëri.

Bashkohuni dhe jepni kontributin tuaj për një të ardhme më të barabartë në sigurinë kibernetike!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0