Anketa e OECD në Shqipëri: 79% emigrojnë për paga më të larta, korrupsioni faktor madhor, rekord ikja e të rinjve - Business Magazine Albania

Anketa e OECD në Shqipëri: 79% emigrojnë për paga më të larta, korrupsioni faktor madhor, rekord ikja e të rinjve

emigracion

Nga Monitor

Rreth 79% e shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë në vendet e Ballkanit Perëndimor emigrojnë në vende të tjera për paga më të larta.

Rezultati doli nga një anketë që OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) realizoi këtë vit në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria ka përqindjen më të lartë të të rinjve deri në 24 vjeç që emigrojnë.

Të anketuarit u pyetën për arsyet e tyre kryesore që i shtyjnë ata të emigrojnë për t’u zhvendosur në një vend tjetër. Nga një listë me 13 arsye të mundshme, 79% e të anketuarve renditen pagat më të larta si arsyen më të rëndësishme për të lënë vendin e tyre.

Një grup faktorësh që nxisin emigrimin nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Bosnjë, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi përfshijnë, ndër të tjera, lidhen me standardet më të ulëta të jetesës në krahasim me vendet e destinacionit, nivele më të larta të korrupsionit dhe paqëndrueshmëria politike.

Anketa evidentoi se, dobësitë në tregun e punës dhe pagat e ulëta krijojnë stimuj për emigracion nga Ballkani Perëndimor. Norma mesatare e papunësisë në Rajon është më e lartë se dyfishi i mesatares së OECD-së, duke filluar nga 9% në Serbi, 12% në Shqipëri dhe deri në 26% në Kosovë.

Të punësuarit marrin mesatarisht paga shumë më të ulëta se punonjësit në destinacionet kryesore të BE-së. Për shembull pagat minimale mujore në Gjermani dhe Francë dy herë më të larta se në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbi, dhe gati katër herë më e lartë se në Shqipëri.

Sistemet arsimore të Ballkanit Perëndimor shfaqin dobësi të forta duke u bërë shkak për emigracion. Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) tregon se mesatarisht gjysma e të gjithëve 15-vjeçarëve në rajon nuk i arrijnë aftësitë bazë në shkrim-leximit apo ne matematikë. Më shumë se dy të pestat e bizneseve të anketuara në Rajon përmendin mungesën e aftësive të aplikantëve si arsye për vendet e lira të paplotësuara.

Mospërputhja midis ofertës për aftësi dhe kërkesës për punë po stimulon të rinjtë në veçanti të kërkojnë mundësi të përshtatshme pune jashtë vendit. Kjo është më e dukshme në Shqipëri, e cila ka përqindjen më të lartë te të rinjve deri në 24 vjeç që emigrojnë.

Anketa evidentoi se, zhvillimi i sektorit privat pengohet nga një klimë sfiduese e biznesit, nivele të larta të korrupsioni dhe lidhjet e dobëta ndërmjet investimeve të huaja direkte (IHD) dhe sektorëve vendas. Për më tepër, më shumë se një e pesta e bizneseve në Ballkanin Perëndimor e identifikojnë korrupsionin si një pengesë kryesore për të bërë biznes në Rajon.

Lexo: 5 mënyra se si Siri më ndihmon të jem më i fokusuar dhe produktiv

“Një mjedis i tillë pengon potencialin për rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës, të cilat nga ana e tyre mund të përforcojnë faktorët e emigrimit” thuhet në studimin e OECD-së.

Anketa vë në dukje se, normat e larta të emigrimit mund të çojnë në mungesë të aftësive dhe në shtrembërime të tregut të punës në Ballkan. Nivele të larta emigracioni mund të rezultojë në një humbje të investimeve në kapitalin njerëzor dhe të pengojë rritjen e produktivitetit.

/B.Hoxha

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0