Anila Kalleshi: Si të ushqehemi në stinën e verës

Anila Kalleshi: Si të ushqehemi në stinën e verës



Stina e verës është e ngarkuar me temperatura të larta, të cilat pasohen me udhëtime, plazh dhe me ushqime të shumëllojshme. Njeriu ka shumë mundësi të zgjedhë, por edhe t’i ruhet tundimit. Shumë kujdesen të kenë një trup perfekt.

Por, dietat jo gjithnjë kanë efektin e pritshëm dhe janë edhe shumë të mundimshme. Ekzistojnë disa mënyra të ushqyeri për të qenë sa më i shëndetshëm në stinën e nxehtë të verës. Natyrshëm na lindin shumë pyetje mbi ushqimet, frutat e zarzavatet.

Për BusinessMag.al dietologia Anila Kalleshi jep disa këshilla se si të ushqeheni shëndetshëm në stinën e nxehtë të verës. Ushqimet e freskëta të stinës janë primare, por edhe ushqimet e lehta për organizmin. Gjithashtu, një vend me rëndësi zënë edhe vaktet e mesme, që ndihmojnë në qëndueshmërinëbe metabolizmit.

Cilat fruta dhe perime janë më ushqyeset në këtë stinë?

Çdo stinë ka të veçantat e saj. Por vera është e mbushur me fruta të freskëta. Kemi nevojë të konsumojmë një shumëllojshmëri frutash dhe zarzavatesh çdo ditë, për të përfituar maksimumin e lëndëve ushqyese. Ndaj mos ngurroni të ushqeheni ndryshe dhe në mënyrë të pasur. Nëse parapëlqeni zarzavatet këshillohet të konsumoni brokoli, lakër e bardhë, spinaq, sallatë jeshile, dhe patate.

Çfarë duhet të konsumoj dhe çfarë jo?

Nëse hani vetëm fruta dhe perime kjo do të dëmtojë organizmin tuaj, por edhe do të humbisni shijen për ushqimet. Këshilla më e mirë është të shijoni ushqimet. Të alternoni produktet që konsumoni.

Për personat që duan të ushqehen shëndetshëm në verë dhe të mos lejojnë vënien e kileve të tepërta sugjerohet: gjoks pule, peshk salmon, trofta, mish lope, vaji i linit, kafe, çaj dhe frutat e detit. Mund të konsumoni piper të zi në ushqim, mishi qingji dhe mish derrit pa dhjamë.

Por, krahas atyre që ju duhet të konsumoni më poshtë do të gjeni një listë ushqimesh që nuk duhet t’i konsumoni në verë. Psh: fërgesat, pastat, petullat, ëmbëlsirat, karamelet, çokollatat, pijet e gazuara dhe të konservuara.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0