Anila Kalleshi, gruaja e triumfeve

Anila Kalleshi, gruaja e triumfeve


Që në vitin 1998 ka themeluar sipërmarrjen e saj “Anila Kalleshi Center”. Sipërmarrësja, ka punuar fort për të realizuar ëndrrën e saj. Ia ka dalë t’u bëjë ballë vështirësive dhe të jetë një nga 21 femrat më të sukseshmë në Shqipëri.

Baza e sipërmarrjes së saj nis me studimet për dietologji. Qendra e Dobësimit “Anila Kalleshi Center”, ka korrur sukses jo vetëm brenda vendit, në Ballkan dhe Europë, por ajo ka bërë jehonë edhe në Amerikën e largët, ku Anila shpesh herë është vlerësuar edhe me çmime. Shkollimi i saj jashtë Shqipërisë, e ka bërë atë të ketë më shumë besim në vetvete dhe të ketë më të lehtë të përballojë paragjykimet e njerëzve, në një vend të vogël si Shqipëria.

Për BussinessMag.al ajo shprehet se “Anila Kalleshi Center”, është themeluar atëherë kur tregu në Shqipëri nuk ishte i stabilizuar. Mungesa e fondeve ka qenë një nga vështirësitë kryesore të saj.  Nisja e një biznesi nga zeroja ishte një sfidë. Por, me shumë sakrificë ia ka dalë. Ajo thotë se në atë kohë, ka qenë shumë e vështirë për një grua të gjejë hapësirë në biznesin shqiptar.

“Që një sipërmarrje të jetë e suksesshme, kërkon përkushtim maksimal që çdo gjë të ecë në rrugën e duhur”.

Për Anilë familja dhe bashkëshoti ishin mbështje e madhe për të mos u dorëzuar në sfidën e sipërmarrjes. Siç edhe u përmend më lart, suksesin e saj e ka dëshmuar më së miri vlerësimi me çmime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Lexo: Valbona Begolli: Ndiq pasionin në biznes. Historia e sipërmarrëses që ka 3 fëmijë dhe 3 biznese

Nëse ju kanë rënë rasti ndonjëherë të vizitoni zyrën e saj apo nëse ndonjëherë do ta vizitoni, do të mbeteni të mahnitur nga kupat dhe medaljet e renditura. Ata janë  dëshmi e suksesit. “Jam vlerësuar me shumë çmime në Shqipëri, Europë dhe në shumë vende të tjera. Nuk ka qenë vetëm një çmim, por disa që kanë përmbushur qëllimet e mia dhe kanë afirmuar karrierën time profesionale”.Anila KalleshiNdër to përmend çmimin “In the name of Science”, ku u vlerësua si dietologia më e mirë  në Konferencën e Ekselencës të Cilësisë dhe “Rose of Paracelsus”, çmim i rëndësishëm për praktikat mjekësore. Çmimin e Sokrates e ka marrë në Kanë, pasuar më pas me çmime të tjera të marra në Amerikë dhe në shumë vende të Europës. Së fundi në 23 Gusht në San Francisco iu dha titulli Ambasador i Konfederatës Botërore të Biznesit.

Por që të arrish gjithë këtë sukses patjetër duhet të ketë diçka që të motivon në jetë. Nëse të gjithë sipërmarrësit thonë që motivimi është kënaqësia që merr klienti, për Anila Kalleshin, duket se kjo nuk është e vetmja arsye motivimi. “Nuk ka motivim më të madh për mua, sesa kur im bir më thotë: “Mami jam shumë krenar për ty”!  

Lexo: Ajten Babani, gruaja që drejton sipërmarrjen me makina të tonazhit të rëndë

Për BusinessMag.al, Anila thotë se po jeton ëndrrën e saj dhe se po mundohet që çdo ditë e me shumë të rritet profesionalisht. Kjo është ajo që ka dashur të bëjë gjithmonë. Për të procesi i të mësuarit nuk ndalon kurrë. Lexon dhe informohet çdo ditë për të rejat më të fundit në fushën e shkencave mjekësore. Është mjaft aktive në konferenca dhe workshope të ndryshme dhe është një përkrahëse e madhe e femrave, pasi sipas saj ato janë mjaft të cënuara në vendin tonë.

Vlerësimi si një nga 21 femrat më të sukseshme në Shqipëri, për të do të thotë që puna e saj e pa lodhshme përgjatë gjithë këtyre viteve, është shpërblyer. Së fundi ajo po përjeton edhe një eksperiencë të re, angazhimin në television. Ky është një rikthim për të.

“Mos u fokusoni tek konkurenca, fokusohuni tek vetja juaj. Mos harroni: asgjë nuk vjen gati, duhet shumë punë që të shihni magjinë e suksesit. Kurrë nuk është vonë për të ndjekur ëndrrën tuaj! thotë Anila Kalleshi në mesazhin e saj motivues për të rinjtë që kanë dëshirë t’i përkushtohen sipërmarrjes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0