Anila Bashllari: Mjedis shtëpiak i shëndetshëm


Nga Anila Bashllari, trajnere

Mendoni që ambienti ku jetoni luan një rol të madh në shëndetin dhe mirëqenien tuaj? Sidomos gjatë këtyre ditëve të izolimit global.

Lexo: Inovacion i qëndrueshëm, kura më efikase e post-krizës COVID19

Mjedisi ka kushtëzuar gjithmonë statusin e shëndetit të njeriut. Që nga revolucioni industrial ajri ka zënë pjesën më të madhe të përcaktimit të shumë sëmundjeve. Dhe ndotja e ajrit është ajo që na vjen në mendje. Në fakt pa shkuar aq larg, le të shohim përreth shtëpisë tonë.

Së pari, të kesh shtëpinë rrëmujë mund të të bëjë të ndihesh i lodhur dhe i ngadaltë. Personalisht mua kështu më ndodhë, nëse vendos të punoj në shtëpi dhe shtëpia të jetë rrëmujë e kam shumë të vështirë përqendrimin dhe kjo nuk më ndodhë vetëm në këtë rast. Duhet të kuptojmë gjithashtu që disa produkte shtëpiake të zakonshme dhe të padyshimta, krijojnë ndotës ajri të brendshëm, që mund t’ju japin simptoma të ngjashme me alergjinë. Pastrimi i mjedisit tuaj në shtëpi do të ketë sigurisht efekte pozitive në shëndetin tuaj fizik dhe shëndetin tuaj mendor.

Më poshtë, do të doja të ndaja me ju 11 mënyra praktike se si mund të kujdeseni për mjedisin tuaj:

1. Kushtojini vëmendje cilësisë së ajrit brenda shtëpisë tuaj. Hapni dritaret rregullisht, për të ajrosur ambientin dhe konsiderojeni këtë, si investim për të mbajtur ndotësit e ajrit të brendshëm, në minimum e mundshëm. Një mënyrë tjetër shumë praktike për të siguruar ajër të pastër është mbajtja e luleve të ndryshme. Ato largojnë toksinat në ajër, lëshojnë oksigjen dhe pastrojnë ajrin, i cili është i mirë për lëkurën tuaj. Të kesh bimë në shtëpi është gjithashtu një mënyrë e thjeshtë për të sjellë efektet qetësuese të natyrës në ambientet e mbyllura, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e stresit dhe ankthit.

2. Përdorni qirinj soje. Qirinjtë aromatikë bëhen zakonisht me dyll parafine me bazë nafte që lëshojnë kimikate potencialisht të rrezikshëm, të cilat mund të çojnë në rreziqe shëndetësore, si: kanceri, alergjitë dhe astma. Qirinjtë e pastër të djegur do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e ajrit në shtëpinë tuaj.

3. Shmangni produktet e pastrimit me bazë kimike duke i zëvendësuar me pastrues natyral. Disa pastrues të zakonshëm me bazë kimike shkaktojnë acarim të lëkurës ose vështirësi në frymëmarrje, shqetësime në sy ose madje edhe djegie kimike. Studimet kanë treguar, që ekspozimi afatgjatë ndaj kimikateve të tilla mund të çojë në sëmundje terminale. Për një shëndet më të mirë përdorni produkte pastrimi me përbërës të sigurt bio si uthull, sodë buke dhe vajra esencialë.

4. Jini të vetëdijshëm për ndriçimin dhe zhurmat gjatë orëve të natës. Që të dyja mund t’ju prishin gjumin. Hidhni një sy përreth dhomës tuaj të gjumit, për të parë se çfarë mund bëni për të ulur nivelin e zhurmës dhe dritës ndërsa flini. Studimet tregojnë se drita e padëshiruar dhe zhurma e jashtme, mund të ndikojë negativisht në gjumin tuaj duke privuar gjumin e shëndetshëm, që çon në lodhje, në reagim të shtuar të stresit dhe shtim në peshë.

Lexo: Ushqimet që përmirësojnë humorin gjatë izolimit në shtëpi

5. Pastroni dhomat, frigoriferin dhe raftet e ushqimit nga të gjitha ushqimet që nuk janë të shëndetshme. Nëse do zgjidhni një opsion jo të shëndetshëm, mundësia për ta konsumuar atë do të jetë me të vërtetë tunduese. Bindni veten për të ushqyerin e shëndetshëm dhe riformuloni dietën e përditshme.

6. Merrni një kafshë shtëpiake, gjithmonë nëse nuk keni alergji të caktuara. Prania e tyre sjell përfitime pozitive shëndetësore, të tilla si humor i përmirësuar, presion i ulët i gjakut dhe ulje e rrezikut kardiovaskular? Të kesh një mik katër putrosh gjithashtu mban energjinë, që qarkullon në shtëpi pozitive dhe të bën një shok të dashur.

7. Kujdesuni për cilësinë e ujit, pasi ka një ndikim të rëndësishëm në organizmin tonë. Dihet që trupi ynë përbëhet nga rreth 70% ujë, kështu që kujdesuni për cilësinë e ujit që konsumoni.

8. Ruani ushqimin tuaj në enë qelqi, jo plastike. Pjesa më e madhe e kontenierëve plastikë përmbajnë bisphenol A- elemte të dëmshëm, një klasë e kimikateve të quajtura ftalate, e cila është një përçarës hormoni, që mund të çojë në një rrezik të shtuar të diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe mëlçisë. Mënyra më e mirë, për të mbrojtur veten në shtëpinë tuaj është të përdorni enë qelqi, për të ruajtur dhe ngrohur ushqimin.

Lexo: Zbardhet plani i masave, si duhet të lëvizin taksitë pas 27 prillit

9. Praktikoni seleksionimin në shtëpi dhe largimin e sendeve të tepërta. Vendet e rrëmujshme dhe me sende të panevojshme në shtëpi do të cungojnë energjinë tuaj, do të rrisin stresin dhe pluhurin, mykun dhe papastërtitë, të cilat janë vështirë për t’u pastruar. Për të mos mbingarkuar, caktoni një ditë çdo javë për të pastruar, si përshembull. pasditen e së dielës. Unë përdor teknikën 21 ditore. Çdo ditë largoj një send, veshje apo orendi që është e panevojshme. Sa më gjatë të ketë qëndruar në shtëpi aq më e forte është lidhja juaj me të. Falenderojeni për kohën që ju ka shërbyer dhe jepini “lamtumirën”.

10. Pastroni hapësirën e kuzhinës tuaj. Pajisjet, ushqimet dhe furnizimet e pastrimit duhet të vendosen në dollapë apo rafte të veçantë. Kuzhina është zemra e shtëpisë. Merrni kohë për ta organizuar atë, në mënyrë që të keni një hapësirë të pastër vizualisht, e cila do të promovojë qetësi dhe një motiv për të gatuar. 10 minuta në fund të çdo dite mund të jenë të mjaftueshme, për të sistemuar kuzhinën.

11. Krijoni zona mirëqenie në shtëpinë tuaj. Hapësirat e vogla organizuar për shëndetin tuaj do t’ju bëjnë të ndiheni të shëndetshëm dhe të qetë. Për shembull, në dhomën tuaj të gjumit mund të keni një qoshe meditimi me disa qirinj qetësues, kristale dhe memorie speciale. Kuzhina juaj mund të ketë një kabinet ose sirtar të veçantë vetëm për ushqimet tuaja të preferuara. Dhoma e ndenjes mund të ketë një jastëk komod, pranë një tryeze të vogël për të shkruar në ditarin tuaj me një lule në anë dhe vajrat esencialë që ju pëlqejnë. Krijoni zona relaksuese, që të inkurajoni investimin e mirëqenies tuaj çdo ditë.

Lexo: Shkencëtarët amerikanë e konfirmojnë: Coronavirusi dobësohet nga moti i ngrohtë

Merrni pak kohë të mendoni, se ku grumbullohet rrëmuja në shtëpinë tuaj. Filloni me një zonë dhe referojuni këtyre sugjerimeve për t’ju ndihmuar të nisni nga diku. Një shtëpi e rregullt është shumë më e lehtë për t’u mirëmbajtur dhe do të vini re, që fitoni efikasitet gjatë gjithë ditës tuaj, sepse gjërat janë më të lehta për t’u gjetur, mendja juaj është e qartë dhe hormonet tuaja të stresit janë në kontroll. Ju meritoni të ndiheni më mirë dhe krijimi i një ambienti shtëpiak që mbështet shëndetin dhe mirëqenien tuaj është një vend i shkëlqyeshëm për të filluar!

Filloni me hapa të ngadaltë, por të sigurtë. E sigurt që do të ndiheni mirë!

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale