Angela Merkel shpallet personazhi i vitit 2015 - Business Magazine Albania

Angela Merkel shpallet personazhi i vitit 2015


 

Angela Merkel u shpall personazhi i vitit 2015 nga revista Time. Merkel ka shërbyer si kancelare gjermane që nga viti 2005. Megjithëse bota e biznesit dhe politikës është e ndryshme, Angela Merkel mund të shërbejë si një model suksesi për sipërmarrësit. Më poshtë mund të gjeni një listë të 10 gjërave që nuk dinit për Angela Merkel:

  1. Angela Merkel është liderja më jetegjatë femër në Europë.

Duke mos marrë parasysh Mbretëreshën Elizabet që ka një post të trashëguar, Angela Merkel është kancelarja e parë femër në Gjermani dhe liderja më jetëgjatë femër  në historinë e Europës.

2. Gjyshi i saj ishte polak 

Gjyshi i Angela Merkel, Ludwig Kazmierczak ka lindur në Poznan,Poloni në vitin 1896. Babai i saj e ndryshoi mbiemrin në Kasner në vitin 1930.

3. Nofka e Angelës është “Mami”

Megjithëse Angela Merkel nuk ka fëmijë biologjikë, gjermanët e thërrasin “Mami” kancelaren e tyre.

4. Ajo ka frikë nga qentë

Angela i ka frikë qentë pas një kafshimi në vitin 1990. Vladimir Putin e dintë këtë fakt kur e lejoi labradorin e tij të zi të hynte në dhomën e pritjes disa vite më parë.

5. Angela është gruaja më e fuqishme në botë

Forbes e shpalli Angela Merkel si gruaja më e fuqishme e planetit në listën e 100 femrave më të pushtetshme të Forbes 2015.

6. Angela është rritur në Gjermaninë Lindore

Pas lindjes së Angelës, babai i saj vendosi ta transferonte famlijen e tij nga Gjermania Perëndimore në Gjermaninë Lindore.

7. Ajo flet rrjedhshëm rusisht

Ky fakt e ndihmon të jetë negociatore kryesore me Presidentin rus.

8. Angela është një shkencëtare

Modeli i Angela Merkel në fushën shkencore ka qenë Marie Curie, gruaja e parë që ka fituar çmimin Nobel . Ajo është një doktore shkencash në fizikën dhe kiminë kuantike dhe ka qenë pedagoge në Akademinë e shkencave të Gjermanisë Lindore.

9. Angela ka mbajtur mbiemrin e burrit të parë

Angela ka qenë e martuar më parë me studentin e fizikës Ulrich Merkel. Lidhja e tyre martesore zgjati 5 vjet. Në vitin 1998 ajo u martua me Joachim Sauer, por vendosi të mbante mbiemrin e burrit të saj të parë.

10. Ajo është një kuzhiniere e zonja 

Tani ndoshta nuk ka kohë të gatuaj, por Angela është një kuzhiniere e shkëlqyer. Pjata e saj e preferuar është supa me patate dhe gatimi i embëlsirave.

 

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0