Anderva, aplikacioni i 14 vjeçareve Elia Gjika dhe Rea Manoku - Business Magazine Albania

Anderva, aplikacioni i 14 vjeçareve Elia Gjika dhe Rea Manoku

Elia Gjika është 14 vjeç dhe studion në klasë të nëntë në shkollën GDQ International Christian School. Ajo ka qenë e përfshirë në shumë aktivitete dhe projekte jashtëkurrikulare të ndryshme që në fëmijërinë e saj, si piano, aktrim, këndim, sporte, dhe ka pasur një pasion të thellë për gjuhët e huaja, ku është kurorëzuar me çmimin e dytë në një olimpiadë botërore në Venezia në moshën 11 vjeçare. Pasioni i saj është edhe aktivizmi shoqëror, duke qenë një pjesëtare aktive e nismave të ndryshme qytetare apo vullnetarizmit në ndihmë të fëmijëve në nevojë.

Ajo tregon për ne se, është një person shumë pasionant dhe i pëlqen të provojë shumë gjëra. “Nuk ka rëndësi se çfarë jam duke bërë – asnjëherë nuk shpëtoj dot së futuri me kokë në të dhe më ndodh si këtë vit, ku në fund e gjej veten duke kaluar netë pa gjumë për të programuar një aplikacion, diçka që nuk e imagjinoja para dy vitesh”.

Ajo thotë se, si për shumë vajza, programimi dhe shkencat kompjuterike nuk kanë qenë zgjedhja e parë për të, jo sepse mendonte se ishte një karrierë për djem, por sepse nuk i dukej diçka e arritshme për të, pak a shumë si the Glass Ceiling.

Hera e parë kur ka mundur të provojë kodim apo programim ka qenë në shkollë. “Në lëndën e TIK ishim duke mësuar kodim të thjeshtë me blloqe në gjuhën Javascript. Kur e provova për herë të parë, me dukej diçka totalisht e huaj, por duke vazhduar ta provoja, nëpërmjet sfidave të vogla argëtuese dhe falë mësuesit tonë shumë të dashur të TIK, i cili gjithmonë më ka inkurajuar shumë, pas 6 muajsh që u njoha për herë të parë me botën e programimit, arrita të krijoja një lojë të vogël si ato që kur ishim të vegjël luanim së bashku me vellain në Friv”, thotë ajo. Nëse keni lindur nga viti 2000 e njihni termin e Friv.

Ajo tregon se u ndie shumë krenare per veten, kryesisht sepse arriti të bëja diçka që nuk mendonte kurre se do ta bënte. Sigurisht që i ka shijuar edhe fakti që mund të mburrej pak tek miqtë, duke thënë se krijoi një lojë kompjuterike. “Në atë moment arrita të zbuloja anën argëtuese dhe interesante të programimit”.

Të njëjtën ndjesi pata dhe këtë Maj, kur arrita të dorëzoja një aplikacion në konkursin Technovation Global se bashku me Rean, një shoqen time dhe pjesëtaren tjetër të skuadrës.

Technovation Global është një konkurs ndërkombëtar, i bazuar në Amerikë i cili nxit vajzat nga 14-18 vjeç të njihen me fushën e teknologjisë dhe të krijojnë aplikacione celulare për të zgjidhur problematika që hasin në komunitetet e tyre. U njoha me këtë konkurs nëpërmjet lajmit të grupit të vajzave nga Shqipëria, të cilat arritën të fitonin çmimin e parë të këtij konkursi në Kaliforni, duke krijuar një aplikacion për dhunën gjinore dhe mbaja mend një ndjesi frymëzimi, por dhe habie për arritjen e tyre.

Duke qenë se më pëlqen të marr pjesë në konkurse dhe sepse më pëlqen të mësoj gjëra të reja, mendova ta provoja sfiden Technovation. Ishte një hap shumë trim sepse hyra në këtë sfidë pa qenë konfidente në krijimin e aplikacioneve, por besova në idenë për një aplikacion, i cili do të revolucionarizonte mënyrën e mbrojtjes së mjedisit në Shqipëri.

Lexo: ZERI.app, aplikacioni që ju kthen tekstet në audio

Vendosa të regjistrohesha online dhe të merrja trajnimin virtual të sfidës Technovation, por duke qene kjo një periudhë e vështirë me ngarkesë në shkollë dhe ndryshimet e mëdha prej COVID-19, e kisha braktisur këtë angazhim deri në një ditë përpara afatit të fundit për t’u regjistruar në 22 Mars, kur më shkoi në mendje për Rean. Ne ishim shoqe të vjetra, dhe mbaja mend se ajo kishte marrë pjesë më parë në këtë sfidë, ndaj vendosa të bashkohesha me të në një skuadër në përpjekje për të realizuar këtë ide. Akoma mendojmë se ky ishte një vendim shumë i çmendur për t’u marrë, dhe mund të them se deri në një pikë të caktuar ndienim atë çfarë njihet si “Impostor Syndrome”.

Ajo thotë: “Nuk do thoja se jam programuese. Po, kam programuar një aplikacion, por nuk do të kishte aplikacion pa një ide dhe një ëndërr fillestare. Arsyeja pse më pëlqen teknologjia është sepse më pëlqen mundësia dhe fuqia që ajo të jep për të vënë në zbatim këto ide. Është si shkrimi dhe leximi, apo të numëruarit. Mund të jesh gjuhëtar apo matematicien, por mund të jesh dhe sipërmarrës apo politikan, i cili i përdor këto aftësi për të arritur synime të caktuara.”

Aplikacioni titullohet ‘Anderva’, fjalë e vjetër ilire, e cila do të thotë “pemë” dhe simbolizon mbrojtjen e mjedisit në kontekstin e mbrojtjes së rrënjëve tona, për ne.

“Donim të krijonim diçka që do të lehtësonte të mbrojturit të mjedisit në Shqipëri. Kemi vënë re se në Shqipëri nuk flitet aq sa duhet për mbrojtjen e mjedisit dhe nuk veprohet aq sa duhet”, thotë Elia. Aplikacioni synon të zvogëlojë hapësirë midis dëshirës dhe mundësisë për të mbrojtur mjedisin, duke i njohur përdoruesit me bizneset, shërbimet, dhe produktet “e gjelbërta” në Shqipëri. Ai u ofron përdoruesve informacion të nevojshëm për t’i aksesuar sa më lehtë shërbimet e produktet me çmime të reduktuara.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0