Ambasada e SHBA – Mundësi financimi për një program të posaçëm grantesh të vogla - Business Magazine Albania

Ambasada e SHBA – Mundësi financimi për një program të posaçëm grantesh të vogla


Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, shpall konkurimin e hapur për mundësi financimi (NOFO) për një Program të Posaçëm Grantesh të Vogla.

Qëllimi i Programit

Në pritje të disponueshmërisë së fondeve, Zyra për Çështje Publike e Ambasadës së SHBA në Tiranë do të pranojë aplikime nga organizatat joqeveritare shqiptare (OJQ) për programet që nxisin dhe forcojnë aftësinë e organizatave të shoqërisë civile (duke përfshirë OJQ-të, mediat, dhe publiku i gjerë) për të përmbushur rolin e tyre advokues dhe monitorues. Projektet do të konsistojnë në nisma që u mundësojnë organizatave dhe individëve të pavarur të veprojnë si vëzhgues, rojtarë etikë, dhe avokatë të grupeve të margjinalizuara, ose jo të përfaqësuara si duhet. Propozimet mund të përmbajë këto lloje të aktivitetesh:

Sjellje në vëmendje/ kultivim të shqetësimit në lidhje me çështjen(t) e interesit të publikut të gjerë

Lobimi qeverisë, industrisë ose palët tjera të interesuara;

Monitorimin e përputhshmërisë me marrëveshjet dhe publikimin e shkeljeve;

Veprimi i drejtpërdrejtë për të nxjerrë në pah aktivitetet e paligjshme ose veprimtari të konsideruara në kundërshtim me interesin publik

Në pritje të disponueshmërisë së fondeve, Programi pranon propozime deri më 12 Shtator, 2016.

Komisioni për Demokraci NUK financon projekte si ato në vijim:

Fushata për ngritje fondesh

Projekte të ndihmës humanitare

Projekte kërkimore shkencore

Projekte me buxhete që tejkalojnë $ 24,000 dhe që kërkojnë më shumë se një vit për t’u zbatuar

Projekte që dublikojnë projekte ekzistuese që janë duke u zbatuar nga një organizatë

Projektet e paraqitura nga organizatat tregtare dhe fitimprurëse

Projekte që kanë për qëllim të mbështesin veprimtarinë partiake politike dhe / ose fetare

Konferenca dhe udhëtime individuale jashtë vendit

Aktivitetet tregtare

Procesi i vlerësimit:

Një komision vlerësues i ngritur nga Ambasada e SHBA do të shqyrtojë dhe vlerësojë propozimet për këtë program. Komisionit i duhet deri në dy muaj pas afatit të aplikimit për të përfunduar procesin e e tij të shqyrtimit. Aplikantët mund të kontaktohen me pyetje gjatë procesit të shqyrtimit, dhe gjithashtu do të njoftohen nëpërmjet e-mailit nëse propozimi i tyre është përzgjedhur ose jo.

Kriteret e vlerësimit:

Komisioni gjatë shqyrtimit të propozimeve për grante do të vlerësojë nëse:

Projekti propozimi tregon se organizata ka ekspertizë, aftësi dhe burime njerëzore të mjaftueshme për zbatimin e projektit.
Organizata tregon se ajo ka një kuptim të qartë të çështjen themelore që projekti synon të adresojë dhe është në gjendje ta artikulojë atë specifikisht dhe qartë.
Organizata ka konsultuar burimet përkatëse, ekspertët dhe organizatat e mundshme partnere gjatë fazës së hartimit të projektit.
Organizata ka identifikuar përfituesit e duhur apo grupet e synuara në një mënyrë që maksimizon rezultatet e projektit dhe nëse projekti ka një fokus të qartë dhe qëllim të menaxhueshëm.
Ideja dhe qasja e projektit janë inovative, dhe në të njejtën kohë në gjendje të përmbyllet brenda periudhës së projektit. Aktivitetet e propozuara të projektit duhet të jenë konkrete, të detajuara, dhe të mbështetura nga një plan pune i arsyeshëm.
Buxheti i projektit është i mirë-organizuar, i detajuar dhe i arsyeshëm. Nuk ka linja buxhetore të etiketuar si “shpenzime të ndryshme.” Shpenzimet për zbavitje dhe pije alkoolike nuk janë përfshirë në buxhet. Buxheti tregon se organizata i ka kushtuar kohë planifikimit dhe vlerësimit të shpenzimeve aktuale të lidhura me projektin, në vend të dhënies së vlerësime të përafërta.
Organizata ka artikuluar qartë se si do të vlerësojë dhe masë performancën e vet gjatë fazës së zbatimit të projektit duke përdorur mjete sasiore dhe cilësore konkrete të vlerësimit.
Projekti propozimi përshkruan qartë qasjen që do të përdoret për të siguruar qëndrueshmëri maksimale të rezultateve të projektit pas përfundimit të tij.

Udhëzime specifike:

KUJDES! Organizatat mund të paraqesë vetëm një propozim per programin

Shuma maksimale e grantit është 24,000 USD.
Programi është i hapur për të gjitha organizatat jo-qeveritare vendase
Organizatat dhe individët nga SHBA-të nuk kanë të drejtë për grante nga ky program.
Aplikimi kërkon një përshkrim të detajuar të veprimtarisë për të cilën kërkohen fondet, si dhe një propozim buxheti të ndarë sipas kategorive të shpenzimeve; përndryshe ai nuk do të konsiderohet.

Si të aplikoni?

Të gjitha aplikimet duhet të jenë në gjuhën angleze. Ju duhet të përdorni një formular zyrtar për aplikim, i cili së bashku me paketën udhëzuese të aplikimit mund të merren me e-mail:PDGrantsTirana@state.gov. Kërkesa juaj duhet të përfshijë:

Emri, adresa, telefoni / numri i faksit, e-mail adresa e organizatës dhe emrin e personit të kontaktit
Numri i regjistrimit Vendimi i gjykatës i organizatës
Numri i llogarisë bankare të organizatës
Një përshkrim të shkurtër të asaj që bën organizata
Një përshkrim i projektit: si do të përdoret granti dhe kush është audienca e synuar
Përmbledhje ekzekutive e projektit (jo më shumë se një paragraf)
Një përshkrim i detajuar se përse projekti është i nevojshëm
Koha e përafërt nga fillimi deri në përfundimin e projektit
Përshkrimi i qëllimeve të projektit, dhe si mund të maten këto në përfundim të projektit
Grantet e mëparshme nga donatorë të ndryshëm (emri i donatorit, qëllimi i projektit, dhe shuma)
Një buxhet të detajuar, ndarë në të gjithë zërat përbërës
Sasia e ndarjes së shpenzimeve (cost-sharing) nga ana e grant-kërkuesit
Kopjet e regjistrimit të vendimit të gjykatës, statuti i organizatës dhe CV-të e stafit kryesor të projektit duhet të përfshihen në paketën e aplikimit. Çdo kërkesë që nuk mbulon të gjitha pikat e mësipërme nuk do të merret parasysh.

Ju lutemi dërgoni paketën e aplikimit në adresën e mëposhtme:

Programi i Posaçëm i Granteve të Vogla

Zyra e Çështjeve Pubike

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Rr. Elbasanit, Nr. 103

Tirana, Albania

Dergimi i versionit elektronik (vetëm format Word dhe Excel) i formularit të aplikimit për PDGrantsTirana@state.gov është gjithashtu i detyrueshëm.

 

burimi: kohajone

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0