Sipas Wall Street Journal, kompania e themeluar nga Jeff Bezos po punon per nje linje te re produktesh qe do te kalojne horizontet e Kindle dhe Kindle Fire. Gjithashtu do te vije dhe nje pajisje per streaming audio.
Nje smartfon qe projekton imazhe ne 3D, si hologram dhe te dukshme pa nevojen e syzeve te posacme, ne te cilin mund te navigoni me sy. Kjo, sipas te dhenave nga Wall Street Journal, eshte nje nder te rejat me te cilen po punon Amazon ne fushen e linjes se re te produkteve ku do te jete dhe nje per streaming audio.
Nje menyre, per gjigandin e-commerce, per te zgjeruar horizontet e Kindle dhe Kindle Fire dhe te mbetet gjigand si Apple dhe Google. Ne detaj, Amazon po zhvillon dy smartfona dhe nje pajisje per streaming audio. Ne fakt qe veren e kaluar eshte folur per nje telefon nga Amazon, keshtu qe keto zera nuk eshte se kane rene si rrufe ne veshet tane.
Megjithate, duket se kjo eshte vetem maja e akullnajes te nje linjeje te gjere pajisjesh me te cilat Amazon po punon prej muajsh ne Kaliforni ne Lab 126 te Cupertinos (dy hapa nga Apple) me emrin e koduar ‘Alphabet Projects’. Produktet jane etiketuar si projekti ‘A’, ‘B’, ‘C’ dhe ‘D’.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.