Amazon Prime vjen në Shqipëri dhe Kosovë - Business Magazine Albania

Amazon Prime vjen në Shqipëri dhe Kosovë

~3 minuta lexim


Kompania amerikane Amazon ka lançuar shërbimin e saj ‘Prime Video‘ në mbi 200 vende të botës, ku ndër këto vende përfshihen edhe Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Kjo lëvizje nga gjigandi Amazon vjen pas risisë që nxori rivali i saj kryesor, Netflix. Ky i fundit bën të mundur shkarkimin e filmave dhe më pas shikimin e tyre pa patur shërbim interneti.

Prime Video është një shërbim ‘video-on-demand’, që lejon shikimin e filmave dhe serialeve që ndodhen në databazën e Amazon.

Disa nga titujt që do të gjenden në databazën e Amazon janë seriale si Mozart in the Jungle, Transparent, The Man in the High Castle dhe The Grand Tour. Por edhe pse Amazon kalon Netflix me shtrirjen e saj më të madhe globale, është pikërisht Netflix ai që ka një hap përpara, pasi databaza e filmave dhe serialeve të tij është shumë herë më e populluar se ajo e Prime Video.

Në Shqipëri e Kosovë ndoshta do të jetë çmimi ai që do të bëjë që klientët të anojnë nga ana e Amazon, pasi muaji i parë në Amazon Prime Video është vetëm 2.99 Euro, me javën e parë falas. Më pas çmimi shkon në 5.99 Euro.

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mendja është gjithçka. Ju bëheni ajo që mendoni”
— Buda
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0