Amazon dhe Paypal në diskutime për t'u bërë partnerë - Business Magazine Albania

Amazon dhe Paypal në diskutime për t’u bërë partnerë


Paypal është një pioner i pagesave në internet dhe është i njohur nga të gjithë, por ama Amazon ende mban vendin e parë.  

Sipas një studimi të fundit, kjo mund të ndryshojë shumë shpejt. PayPal konfirmoi në një raport nga Bloomberg se ka qenë në bisedime kohët e fundit për të sjell shërbimet e pagesës në platformën e blerjeve online.

CEO i Paypal Dan Schulman tha se kanë qenë në negociata me Amazon kohët e fundit, madje shtoi se është goxha vështirë për çdo platformë që të refuzojë PayPal. Një marrëveshje e lidhur me Amazon do të ishte një arritje e madhe për PayPal.

Shpërndarjet e Paypal kanë qenë në rënie vitet e fundit , në një kohë që Amazon është përgjegjës për 74.1% të blerjeve dhe shitjeve online. Ka një arsye se pse i është dashur kaq shume kohë Amazon për të adaptuar Paypal si një platformë pagese.

Komapnia dikur ka qenë nën zotërimin e rivalit të Amazon, Ebay, por ama u nda nga kompania rreth 18 muaj më parë me qëllimin për t’u fokusuar më shumë në zgjerimin e biznesit drejt site-ve dhe shërbimeve të tjera.

Që nga ndarja, Schulman është përpjekur të arrijë sa më shumë marrveshje të ishte e mundur në tentativë për të zgjeruar numrin e njerëzve që përdorin PayPal. Sido që të jetë ky është padyshim një bashkëpunim që publiku i gjerë mezi e pret.

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0