Amancio Ortega, personi më i pasur në botë, ia kalon dhe Bill Gates - Business Magazine Albania

Amancio Ortega, personi më i pasur në botë, ia kalon dhe Bill Gates


Amancio Ortega, gjeniu spanjoll i shitjeve me pakicë i cili filloi me ‘Zara’, ka kaluar bashkëthemeluesin e ‘Microsoft’, Bill Gates për t’u bërë njeriu më i pasur në botë nga kjo e mërkurë. Aksionet e biznesit të Ortega-së ‘Inditex’, kompania mëmë në ‘Zara’, ‘Massimo Dutti’ dhe ‘Pull & Bear’, shënuan rritje deri 2.5 këtë të mërkure, duke rritur pasurinë e tij personale nga 1.7 miliardë dollarë. Kjo ngriti vlerën neto të Ortega-së nga 77.8 miliardë dollarë për 79.5 miliardë dollarë, ndërsa Gates është në vlerën e rreth 78.5 miliardë dollarë.

I biri i një punëtori hekurudhe nga La Coruña, Spanjë, tashmë Ortega është aq i veçantë pasi ai është i pasur. Ai e filloi karrierën e tij në një dyqan si nëpunës në vendlindjen e tij përpara se të hapte biznesin e tij. Duke filluar me më pak se 100 dollarë, ai dhe gruaja e tij Rosalia Mera filluan të qepin të brendshme dhe pizhama në dhomën e tyre të jetesës.

Në vitin 1975, çifti të cilët tashmë ishin të divorcuar, vendosën të hapin një dyqan me emrin ‘Zara’. Tetë vjet më vonë, Ortega e kishte zgjeruar në nëntë vende të Spanjës. Në vitin 1984, ai e hapi fabrikën e parë prej 10.000 metër katrorë.

Ndryshe nga shumica e shitësit, ‘Inditex’ vështirë mbështetej në reklamat. Ortega i ka kushtuar vemendje më të madhe burimeve në kompaninë e tij duke e kthyer në funksionimin më efikas të shitjeve me pakicë në botë. Kur kompanitë si ‘Gap’ dhe ‘H & M’ janë marrë pesë muaj për të hartuar, shpërndarë dhe shitur produktet e reja në fillim të viteve 2000, ‘Zara’ ishte duke e bërë atë në tre javë. Kjo do të thotë se kompanitë e Ortega-së mund të vazhdojnë me trillet e blerësit shumë më lehtë se sa konkurrentët e tij.

Ortega e përvetësoi publikun e biznesit në vitin 2001 ku dhe debutoi në listën e miliarderëve nga revista Forbes me një pasuri në vlerën neto prej 6.6 miliardë dollarë. Deri atëherë, Gates ishte tashmë njeriu më i pasur në botë, me një pasuri prej 58.7 miliardë dollarë.

Nga viti 2001 deri 2002, ku shumica e miliarderëve luftuan për t’i mbajtur pasuritë e tyre në mes të rrëzimit dot-com, në këtë periudhë Ortega kishte fituar 2.5 miliardë dollarë dhe kështu hyri në listën prej 25-të miliarderëve më të pasur në botë. Ai prapë përsëriti ‘mashtrimin’ shtatë vite më vonë, kur bota u zhyt në krizë. Nga viti 2009 deri në vitin 2013, ndërsa ekonomia spanjolle është rimëkëmbur, Ortega tashmë personalisht kishte fituar 39 miliardë dollarë.

Ortega shkurtimisht mori titullin e njeriut më të pasur në botë për herë të parë në tetor të vitit 2015, kur aksionet ‘Inditex’ ishin rritur në pikën më të lartë dhe rritën pasurinë e Ortega-s për 80 miliardë dollarë. Por aksionet u zhyten shpejt dhe Gates hypi përseri në fron. Dy miliarderët kanë të ngjarë se do të vazhdojë që të shkëmbejnë titullin duke kërcyer lart dhe poshtë.

Gates ka dhuruar pothuajse prej 31 miliardë dollarë në aksione dhe të holla për fondacionin e tij gjatë jetës së tij. Nëse bashkëthemeluesi i ‘Microsoft’ nuk do të ishte një filantrop i lindur, as Ortega as dikush tjetër në botë nuk do të ishin të pasur sa Gates.

Burimi: gazetaekonomia.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0