AMA zgjat jetën e transmetimeve analoge edhe me një muaj


Autoriteti i Mediave Audiovizive ka shtyrë edhe me 1 muaj afatin e transmetimeve analoge në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Në një dalje publike, kreu i AMA-s ka bërë të ditur se rezultatet e një sondazhi periodik që AMA zhvillon, tregojnë se një pjesë e madhe e të anketuarve vijojnë ende të shikojnë në transmetime analoge. Ndërsa në qarkun e Vlorës mungon infrastruktura.

Kryetar i Autoritetit të Mediave Audiovizive Gentian Sala tha gjatë konferencës për shtyp se, “Bordi i AMA-s ka vendosur shtyrjen e afatit të transmetimeve analoge në Tirane dhe Vlorë me 30 ditë. Operatorët privatë që nuk mbulojnë me sinjal në qarkun e Vlorës, të marrin masa për infrastrukturën. Shtyrja me 4 javë do t’u krijojë mundësi qytetarëve të blejnë dekoderat dhe do t’ju japë mundësinë operatoreve”.

Ndërprerja e transmetimeve analoge ishte përcaktuar me 1 shtator 2019, por qytetarët ende nuk janë gati.

Edhe një vit më parë AMA e shtyu afatin për mbylljen e transmetimeve analoge.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale