Alpiniste dhe oratore frymëzuese, CATHY O‘DOWN është folësja e re e 'Leap Summit 2017' - Business Magazine Albania

Alpiniste dhe oratore frymëzuese, CATHY O‘DOWN është folësja e re e ‘Leap Summit 2017’


Ekipi organizues i Samitit ‘LEAP 2017’, një nga konferencat rinore më të mëdha në Europë, e cila do të mbahet në datat 11-13 Maj, në Zagreb, Kroaci ka shpallur folësin e ri të ‘Leap Summit 2017’ – Cathy O’Dowd, alpiniste, autore dhe oratore frymëzuese – gruaja e parë në botë që ka ngjitur malin e Everestit nga të dyja anët.

Ngjitja në malin e Everestit, mali më i lartë në botë është një nga sfidat më të vështira për t’u arritur. Tashmë është koha për eksploruesit e vërtetë të dalin në ‘skenë’ dhe të hidhen drejt të panjohurës.

Kurrizi Mazeno i Nanga Parbat është një nga sfidat e fundit dhe më të mëdha të Himalajave. Ekipe ngjitje ndërkombëtare kanë provuar 10 herë në më shumë se tre dekada – dhe të gjithë kanë dështuar. Përse ka qenë ky ekip ndryshe? Dhe si mundën ata të përshtaten kur plani i tyre doli kundër realitetit të papritur dhe të komplikuar?

Cathy O’Dowd e ka kthyer këtë përvojë të jashtëzakonshme në një rast studimor të sfidave të ndërmarra në përpjekje të të bërit të asaj që nuk është bërë më parë. Ajo shqyrton kurthet e veprimit në kushte të paparashikueshme, mjedise me rrezik të lartë dhe identifikon problemet kyçe në zbatimin e planeve ambicioze në mjedise të pasigurta. Analiza dhe zgjidhjet e saj do të ndihmojnë çdo planifikues strategjik në zbatimin e objektivave të reja në mënyrë më efektive. Ndiqni dhe zbuloni një botë të pasigurtë duke mësuar të mendoni si një eksplorues.

Organizatorët e Samitit LEAP 2017 do të prezantojnë më shumë folës në javët në vazhdim.

Biletat e Samitit LEAP 2017 i gjeni në faqen zyrtare të konferencës, në http://www.leapsummit.com. Çmimi i plotë i biletës është 200€. Por, të gjithë palët e interesuara mund të përfitojnë nga ulja e çmimit të biletës dhe mund ta përfitojnë atë për 40€ në rastin e studentëve dhe 80€ për sipërmarrësit e rinj.

Biletat e konferencës së Samitit LEAP përfshijnë: akses të plotë për 3 ditët e konferencës, akses në të 5 fazat, fjalime fantastike nga folës të njohur botërisht, akses në workshop-e, akses i plotë në të gjitha eventet Networking – ku do të njihni njerëz nga e gjithë bota, seanca me Mikrofon të hapur + Takime të shpejta dhe mundësi bisedimi me kompani dhe folës, materiale dhe pije freskuese, çertifikatë pjesëmarrjeje, akses në sallën e ekspozitave, akses në sallën e pritjes, program i pasur jo-formal, akses në takimin hapës “LEAP Attendees”, akses në eventet para dhe pas konferencës.

“LEAP Summit 2017” është një konferencë ndërkombëtare që mbledh më shumë se 1000 studentë ndërkombëtar, profesionistë të rinj dhe sipërmarrës të rinj që janë krijues të trendeve dhe drejtues të shquar në komunitetet e tyre. Ky është një event 3 ditor, i dizenjuar për individë të cilët duan të ndryshojnë botën dhe të krjojnë të ardhmen. Samiti LEAP 2017 do të zhvillohet gjatë periudhës 11 dhe 13 Maj 2017 në ambjentin e “Student Center” në Zagreb. Konferenca është organizuar çdo vit që nga viti 2016 nga HUKI. HUKI është një organizatë ndërkombëtare që i dedikohet promovimit të kulturës së sipërmarrjes dhe edukimit rreth qasjeve kreative dhe inovative për zgjidhjen e sfidave të botës reale në komunitetet lokale.

Për më shumë informacion klikoni në faqen zyrtare të Samitit LEAP: http://www.leapsummit.com/, faqen e Facebook: https://www.facebook.com/LeapSummitZagreb dhe Twitter: https://twitter.com/LeapSummitZg.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0