Alphabet kalon Apple, tani kompania më e vlefshme në botë

Alphabet kalon Apple, tani kompania më e vlefshme në botë


Kompania mëmë e Google, Alphabet, është tashmë kompania më e vlefshme në botë, duke lënë pas Apple. Qëllimi i krijimit të Alphabet ishte që të minimizonte riskun nga biznese të tjera të Google. Kompania Alphabet është e përbërë nga motorri i kërkimit Google dhe kompani të reja si Google Fiber, X lab, biznese të tjera që merren me shërbim të shpejtë interneti, investime dhe makina pa shoferë. 

Nëse vendimi për krijimin e Alphabet deri tani shihej me dyshim, të dhënat e kompanisë për tre mujorin e fundit tregojnë që ka qenë një veprim i zgjuar. Kompania raportoi një fitim $21.33 miliard dhe fitimi për aksion 8.67$, rreth 18% më e lartë se një vit më parë. Ky raport i hodhi poshtë vlerësimet e Wall Street, për fitime $20.8 miliard në tre mujorin e fundit.

Lajmi i mirë për rritjen e mëtejshme të Alphabet, rriti aksionet e kompanisë me 10%. Për të gjithë investitorët e Alphabet, ky sukses e bën tani kompaninë më të vlefshme në botë duke kaluar kompaninë Apple për herë të parë në historinë e këtyre dy gjigandëve teknologjikë. Kompania Alphabet tani vlen $560 miliard, duke kaluar Apple me $540 miliard.

Çuditërisht kompania më e vlefshme në botë për momentin, nuk njihet nga shumë njerëz.

/Wired/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0