Intervistat mujore në Startup Grind me një të ftuar të fushës së biznesit dhe investimeve japin një mundësi të shkëlqyer për networking dhe vendosjen e lidhjeve afatgjata dhe të besueshme midis aktorëve pjesëmarrës në event. Duke parë impaktin pozitiv në dhënien e shembujve konkretë për të rinjtë që kanë ide dhe duan të katapultohen në botën e biznesit, Business Magazine ju fton të merrni pjesë dhe të shpalosni idetë tuaja, sugjerimet, inovacionin dhe të jeni pjesë aktive e komunitetit më të madh në vend të startup-eve.
Startup Grind Tirana deri tani numëron 29 sipërmarrës të ftuar që kanë ndarë me ne historitë e tyre të suksesit dhe jo vetëm. Të ftuarit e Startup Grind kanë qenë nga fusha të ndryshm, këtë herë duke qenë dhe muaji i lidereve femra vjen si e ftuar moderatorja e mirënjohur Alketa Vejsiu.
Alketa Vejsiu është një personalitet i televizionit shqiptar, producente, këngëtare dhe prezantuese radiofonike. Ajo filloi karrierën e saj si prezantuese në “Top Albania Radio”, pas kësaj Alketa filloi të këndonte dhe të organizonte shfaqje televizive në shumë stacione televizive në Shqipëri.
Karriera e saj si këngëtare filloi në moshë të hershme, ku mori pjesë në festivalet e RTSH. Alketa Vejsiu është një producente e mirënjohur e shfaqjeve televizive “Gjeniu i vogël”, “X Factor Albania”, “Your Face Sounds Familiar Albania”, ‘Nën kurthin e Piter Pan’ etj.
Alketa po menaxhon me sukses biznesin e saj “Class by Alketa Vejsiu”, kompani për planifikimin e martesave dhe menaxhimin e eventeve dhe gjithashtu zotëron revistën dixhitale online “Class“.
Alketa është diplomuar në Universitetin e Tiranës për Administrim Biznesi si dhe ka qenë pjesë e programit “Emerging Leaders Program” në Shkollën e Biznesit të Harvard.
Alketa është e ftuar në eventin e radhës të Startup Grind Tirana në datën 6 Qershor në ambientet e Protik Innovation Center, Tiranë, në orën 5:30. Për të prenotuar biletën tuaj klikoni KËTU.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto