Aleksandar Ašković folës në AllWeb: YouTube, arti i ri i tregimit! - Business Magazine Albania

Aleksandar Ašković folës në AllWeb: YouTube, arti i ri i tregimit!

Një sesion që zbulon se si funksionon vërtet YouTube, përtej shikimeve, përtej algoritmit, drejt ndikimit të qëndrueshëm dhe angazhimit të audiencës.

Shumica e marketerëve dinë si të blejnë shikime. Por shumë pak e kuptojnë se si t’i fitojnë ato. Në këtë prezantim në konferencën AllWeb, Aleksandar “Kojot” Ašković do të tregojë se si koha e shikimit, mbajtja e audiencës dhe sinjalet algoritmike janë çelësi i dukshmërisë reale. Ai do të ndihmojë pjesëmarrësit të kuptojnë se si YouTube mund të përdoret jo thjesht si kanal publikimi, por si sistem inteligjent për zbulim, angazhim dhe konvertime.

Duke u bazuar në fushata reale nga EuroLeague, Sport Klub dhe Balkan Trip, Aleksandar do të shpjegojë si të analizoni performancën përtej numrit të shikimeve, si të strukturoni videot për të maksimizuar 30 sekondat e para, dhe si të përdorni Shorts, sondazhe dhe postime komunitare për të ndërtuar marrëdhënie të vazhdueshme me audiencën. Ky sesion kombinon strategjinë SEO, kreativitetin dhe analitikën, duke u dhënë marketerëve mjetet për të kaluar nga krijimi i përmbajtjes te mjeshtëria e YouTube.

Lexo edhe: Andreas Wil Gerdes & Lumjana Shehu sjellin frymën e re të nomadizmit digjital në AllWeb Tirana!

Kush është Aleksandar Ašković?
Një nga figurat më me përvojë të medias dhe teknologjisë në rajon, Aleksandar “Kojot” Ašković ka mbi 25 vite karrierë në gazetari, gaming dhe strategji digjitale. Ai nisi rrugëtimin e tij në vitin 1997 në revistën ikonike Svet kompjutera, dhe më pas krijoi dy nga programet televizive më të njohura në Serbi – Game-Over dhe KursorTV.
Në vitin 2009 hapi kanalin KursorTV në YouTube, duke hyrë në botën e videove online shumë përpara se kjo të bëhej trend global.
Prej vitit 2016, Aleksandar punon si konsulent YouTube, duke ndihmuar marka si EuroLeague, UNDP Serbia, Sport Klub, Valvoline EMEA dhe BalkanTrip të ndërtojnë strategji video që angazhojnë dhe performojnë.
Përtej profesionit, ai mbetet një gamer me shpirt dhe një tregimtar që beson se YouTube është arti i ri i komunikimit.

Data 6 nëntor, ora 9:00, salla e konferencave, Xhamia e Namazgjasë.

Oferta fantastike e AllWeb: Blini 4 bileta, përfitoni të pestën FALAS!

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0