Andreas Wil Gerdes & Lumjana Shehu sjellin frymën e re të nomadizmit digjital në AllWeb Tirana! - Business Magazine Albania

Andreas Wil Gerdes & Lumjana Shehu sjellin frymën e re të nomadizmit digjital në AllWeb Tirana!

Një bisedë e hapur për inovacionin, sipërmarrjen, puna online dhe fuqizimin e të rinjve shqiptarë

Kur flasim për inovacion, sipërmarrje dhe mënyra të reja jetese që bashkojnë punën me lirinë, AllWeb Digital Conference është skena ku idetë bëhen realitet. Këtë 6 Nëntor, në sallën e konferencave të xhamisë Namazgjah, Tirana mirëpret një bashkëbisedim të veçantë me Andreas Wil Gerdes dhe Lumjana Shehu, dy personalitete që mishërojnë një mënyrë të re të të menduarit dhe të jetuarit: INOVACION| NOMADËT DIGJITALË | SIPERMARRJA | STARTUPE.

Andreas Wil Gerdes është një nga pionierët e lëvizjes globale të nomadëve digjitalë dhe një mendje vizionare në industrinë e telekomunikacionit. Ai ndërtoi kompaninë e tij të parë që në moshën 20 vjeçare, duke e shitur më vonë dhe duke kontribuar në atë që sot njihet si Orange PLC. Fitues i çmimit europian “Elite of the Future”, dhe i përfshirë në Financial Times – 101 Leaders of the New Economy, Andreas ka ndikuar në qindra sipërmarrës në mbarë botën. Por mbi të gjitha, ai preferon një tjetër titull: #father, një baba që promovon filozofinë “life-centric”, duke inkurajuar prindërit të rrisin fëmijë të lirë, kreativë dhe të lidhur me botën reale.

Lexo edhe: Oferta fantastike e AllWeb: Blini 4 bileta, përfitoni të pestën FALAS!

Në këtë bisedë me publikun shqiptar, Andreas sjell perspektivën e tij për mënyrën se si nomadizmi digjital dhe inovacioni në edukim mund të kthehen në avantazh për vendin tonë, si një mënyrë për të ndërtuar rininë e pavarur financiarisht dhe qw mendon pa kufijw.

Lumjana Shehu, nga ana tjetër, përfaqëson energjinë e re të sipërmarrjes shqiptare. Si ish-emigrante që ka jetuar në Greqi, Kanada dhe SHBA, ajo e njeh fuqinë transformuese të aftësive digjitale. Sot, ajo drejton Luminade, një agjenci marketingu plotësisht online që bashkëpunon me shoqata jofitimprurwse,, startup-e dhe liderë të mendimit global për të ndërtuar marka me ndikim. Në të njëjtën kohë, ajo udhëheq MaNaBu Movement Youth VA Program, një nismë që fuqizon të rinjtë shqiptarë me aftësi për punë online, mentorim dhe pavarësi financiare.

Në këtë Fireside Chat, Andreas dhe Lumjana do të ndajnë histori reale, ide dhe shembuj praktikë se si nomadizmi, inovacioni dhe edukimi digjital mund të krijojnë një brez të ri profesionistësh të lirë, të pavarur dhe të aftë për të ndërtuar të ardhmen e tyre, nga Shqipëria për botën.

Fireside Chat: INSIGHTS ON INNOVATION, NOMADISM, ENTREPRENEURSHIP & STARTUPS
  6 Nëntor 2025 | 9:00 | Namazgjah Mosque Complex, Tiranë
  Bli tani biletat online: allweb.digital

Je startup? AllWeb ka një super ofertë për ty!

 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0