ALBtelecom ofron akses të mësimeve në distancë përmes platformës School Me - Business Magazine Albania

ALBtelecom ofron akses të mësimeve në distancë përmes platformës School Me


Në shtëpitë ku ka ALBtelecom, dija nuk ndalon edhe në ditët e izolimit.

Zhvillimet në përballimin e ditëve të vështira, të krijuara nga emergjenca e Covid-19 kanë ndryshuar mënyrën e përditshmërisë sonë dhe të bashkëveprimit me njëri-tjetrin. Kufizimet në aktivitetet tona ditore kanë shtuar domosdoshmërinë për të qëndruar të lidhur përmes teknologjisë.

Sektori i arsimit po u përgjigjet ditëve të karantinës përmes mësimit online. Dija është një prej shtyllave më të forta ku duhet investuar ndër breza. Prandaj ALBtelecom ka menduar që abonentëve të vet t’u ofrojë përmes platformës School Me mundësinë për të investuar falas në zhvillimin e njohurive për fëmijët e tyre, duke i angazhuar ata në mënyrë aktive në procesin e të mësuarit.

Në këtë mënyrë përveç kanalit televiziv RTSH shkolla, ALBtelecom ofron akses falas në platformën School Me, me programe didaktike për fëmijët që ndjekin ciklin 9-vjeçar.

Për çdo abonent ALBtelecom mënyra për t’u bërë pjesë e platformës së mësimit në distancë falas është fare e thjeshtë, përmes plotësimit të një formulari të shkurtër me të dhënat tuaja në www.albtelecom.al/kukasishtëpia dhe kjo funksionon në të gjitha pajisjet: smartphone, laptop, pc, tv.

ALBtelecom me një skuadër të dedikuar të shërbimit të klientit do verifikojë menjëherë çdo kërkesë dhe do t’ju mundësojë kodin tuaj unik për të aksesuar në platformën School Me, i cili do të jetë i vlefshëm deri në përfundim të vitit shkollor. Gjithashtu, të gjithë abonentët ALBtelecom do mund të lundrojnë falas në platformë, duke mos shpenzuar internet ndërkohë që ndjekin mësimin online.

Lexo: Platforma “MËSOVET”: Mësim në distancë për nxënësit e arsimit e formimit profesional

School Me sjell mësimet në formë audio-vizuale me imazhe dhe filma, pyetësorë, ushtrime, laboratorë, njohuri plotësuese, shënime si dhe mundëson forume për çdo temë mësimore. Në këtë mënyrë, qëndrimi në shtëpi nuk ju pengon të merrni mësimet e klasave tuaja dhe të jeni bashkëveprues njësoj si ishit në shkollë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0