Albi Zhulali, CEO i Softmogul, i ftuari i parë i “The Key to Success 1.0” - Business Magazine Albania

Albi Zhulali, CEO i Softmogul, i ftuari i parë i “The Key to Success 1.0”


Seminari “Çelësi i suksesit 1.0” organizuar nga Klubi i Novatorëve u mbajt të Martën, 4 Prill 2017 në ambjentet e Epoka University. Qëllimi i këtij seminari është të sjellë sipërmarrës të suksesshëm të cilët janë të gatshëm të ndajnë përvojat e tyre dhe t’iu përgjigjen të gjitha pyetjeve që studentët mund të kenë.

I ftuari i parë ishte Albi Zhulali, CEO & President i Softmogul. Ai ndau përvojën e tij, vështirësitë për të filluar një kompani të vogël në Shqipëri dhe më pas ta çonte atë në Silicon Valley, që ka tashmë një vlerë neto prej 7 milionë $.

Këshilla e tij ishte e thjeshtë: “Punoni çdo ditë për të bërë ëndrrat tuaja realitet dhe krijoni një grup që ndjek shembullin tuaj.”

Fjalimi i Albit ishte shumë frymëzues për shumë studentë. Ai i ftoi studentët që duan të fillojnë intership apo të fillojnë të punojë në Softmogul, të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail.

Kompania është në kërkim të web developers, por ata janë të gatshëm të pranojnë edhe studentë që janë të interesuar për praktikë në marketing dhe shitje.

Seritë e “Çelësit të suksesit” do të organizojnë 4 takime në total dhe të gjithë pjesëmarrësit që do të marrin pjesë në 3 nga 4 prej tyre do të marrin certifikata. Seria e dytë do të organizohet më 18 Prill, me të ftuar Linda Shomo, CEO e kompanisë EasyPay. Për më shumë informacion, klikoni KËTU.

Burimi: epoka.edu.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0