Albanian ICT Awards çeli në Tiranë turin e takimeve të edicionit të pestë jubilar të garës mbarëkombëtare - Business Magazine Albania

Albanian ICT Awards çeli në Tiranë turin e takimeve të edicionit të pestë jubilar të garës mbarëkombëtare


Ekipi i Albanian ICT Awards çeli sot turin e takimeve në kuadër të edicionit të pestë jubilar të garës mbarëkombëtare në fushën e teknologjisë së informacionit me komunitetin “Oficina” dhe nxënësit e Institutit “Harry Fultz” në Tiranë.

Organizuar pranë ambjenteve të OFICINA në Institutin “Harry Fultz”, ky takim përgjatë të cilit ekipi organizativ i ICT Awards ndau me pjesëmarrësit rrugëtimin e një inovacioni që flet shqip përgjatë pesë viteve të fundit, shënon të parin në mesin e shumë takimeve që pritet të mbahen deri në mbylljen e aplikimeve.

Më to synohet që mesazhi dhe thirrja e Albanian ICT Awards drejtuar adhuruesve të teknologjisë së informacionit të përçohet në çdo shtëpi dhe familje shqiptare.

Harry Fultz është një ndër shkollat më aktive në vend për sa i përket angazhimit konkret të nxënësve në shkencat kompjuterike dhe me implementimin e inovacioneve të ndryshme në robotikë, shquhet për prodhimet e gjenive të vegjël në fushat elektronike.

Prezantimi i garës, kategorive, kritereve dhe shpërblimeve përpara nxënësve dhe profesorëve të Harry Fultz u drejtua nga koordinatorja Aneida Bajraktari në këtë takim ku ishte i pranishëm edhe bashkëthemeluesi i Albanian ICT Awards, Kushtrim Shala.

Thirrjes për aplikim iu përgjigjen menjëherë disa studentë të cilët të entuziasmuar prezantuan disa prej ideve të tyre pikërisht gjatë aktivitetit ku spikatën ide inovative dhe të shumëllojshme si: Fshesa elektronike (robot) e cila ishte shpikur nga nxënesit e vitit të 4 të Institutit, aplikacion “CMS” për menaxhimin e bibliotekës së shkollës, aplikacion për mbrojtjen e të dhënave personale, aplikacioni “Remote Administration Tool” i cili u vjen në ndihmë personave që aspirojnë të bëhen hakera dhe aplikacioni i komunikimit “MessengAIR” i cili dërgon mesazhe të ndërthurura me teknologjinë e realitetit të shtuar.

albanian-ict-awards-celi-ne-tirane-turin-e-takimeve-te-edicionit-te-peste-jubilar-te-gares-mbarekombetare-business-mag

Këtyre prezantimeve ju bashkuan edhe dy ide nga akseleratori OFICINA, një platformë e arkitektëve shqiptar dhe një platformë e turizmit dentar.

Takimi i radhës me profesorë, studentë dhe të apasionuar pas teknologjisë do të mbahet më 3 Mars në qytetin e Gjakovës pranë qendrës “Bonevet” e cila vitin e kaluar i dha ICT Awards Yllin në Ngritje të Vitit.

Të gjitha ata që duan të bëhen pjesë e Albanian ICT Awards me kontributin e tyre do të kenë në dispozicion një formular online.

Ftojmë të gjithë kandidatët, bashkohuni në rrugëtimin tonë duke aplikuar në një nga tetë kategoritë përmes ictawards.orgAplikimet do të jenë të hapura deri më 31 Mars 2017.

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0