Albamedia, distributori i pajiseve teknologjike (IT) që ka konsoliduar pozitën e tij në një treg dinamik - Business Magazine Albania

Albamedia, distributori i pajiseve teknologjike (IT) që ka konsoliduar pozitën e tij në një treg dinamik

Në 20 vite biznes Dritan Xhaferi, ka shtruar një rrugë të qëndrueshme e të sigurt për partnerët, klientët dhe punonjësit e Albamedia. Pas një periudhe të pasur pune dhe studimi në Britaninë e Madhe, ai u kthye në Shqipëri më 2002 dhe vendosi të vazhdojë pasionin e tij për sipërmarrjen, një fushë kjo që kishte qënë pjesë e rrugëtimit të tij të hershëm.

Kompania që ai themeloi në 2004, Albamedia, tani është një ndër liderët në fushën e distribucionit të pajisjeve teknologjike. Duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe zgjidhjesh nga markat më të njohura në fushën e IT-së, Albamedia ka fituar reputacion si një partner i besueshëm për një spektër të gjerë klientele në treg, që përfshin dyqanet e retail, ato të specializuara të IT-së, dyqanet online, integratorët, etj.

Në një botë ku teknologjia është bërë pjesë thelbësore e jetës sonë të përditshme, roli i një kompanie distributore është më i rëndësishëm se kurrë më parë. 

Albamedia, me një rrjet të gjerë të partnerëve dhe furnitorëve, ka sjellë në tregun shqiptar disa nga markat më prestigjioze në fushën e Printimit, Rrjetëzimit (network), Ruajtjes të Dhënave, Monitorëve, POS & Auto ID dhe Komponentëve të IT-së, duke konsoliduar në këtë mënyrë pozicionin e saj si lidhja kryesore midis markave ndërkombëtare dhe tregut shqiptar.

Kjo është arritur përmes një strategjie të qartë, e cila ka patur në fokus marrëdhëniet e forta me partnerët dhe njohuritë e thelluara mbi tregun.

Por ajo që e bën të veçantë këtë kompani nuk është thjesht numri i markave që ajo përfaqëson, por fokusimi i saj i vazhdueshëm në inovacion dhe përshtatje.

Në kohët moderne, informacioni është po aq i rëndësishëm sa edhe produktet e veta. Kjo është arsyeja pse Albamedia ka investuar në krijimin e një ekosistemi të fuqishëm të shkëmbimit të të dhënave. Ky ekosistem lejon një komunikim të saktë dhe të menjëhershëm midis Albamedia-s, furnitorëve të saj dhe klientëve, duke u siguruar akses të shpejtë me anë të teknologjisë më të fundit të gjithëve në çdo moment.

Përveç kësaj, Albamedia po punon për të zhvilluar një platformë të përmirësuar B2B-commerce që do të optimizojë më tej proceset e saj të distribucionit. 

Ndërsa teknologjia po bëhet një pjesë e pandashme e bizneseve të sotme, integrimi i IT ka marrë një rëndësi kritike. Albamedia, duke ndjekur modelin e kompanive të ngjashme në fushën e distribucionit të IT-së në Europë do të ofrojë një zgjidhje inovative për klientët e saj që bazohet në integrimin e të dhënave mes saj dhe partnerëve . 

Për klientët e biznesit (B2B) të Albamedia-s, kompania është duke ndërtuar një model të integruar që ofron dy zgjidhje: XLSX/CSV ose REST API/EDI. Këto modele ndryshojnë në kohën e përditësimit të të dhënave (inventar, çmime, specifikime teknike, foto produktesh, etj),  frekuencën e shkarkimit dhe funksionalitetet e tjera duke ofruar kështu një mënyrë të thjeshtë dhe të efektshme për kompanitë që të aksesojnë dhe përdorin të dhënat, në një mënyrë që është e përshtatshme për nevojat e tyre specifike duke mundësuar një integrim të thellë dhe dinamik të të dhënave. 

Këto ndërfaqe janë të përshtatshme për kompanitë që kërkojnë zgjidhje të avancuara dhe që dëshirojnë të integrojnë produktet e Albamedia-s në mënyrë të plotë me sistemet e tyre ekzistuese.

“Albamedia është e përkushtuar për të ofruar vlera të shtuara për klientët e saj”, thotë Albana Boçi – Drejtuesja e Departamentit të Marketingut dhe Analizës., Kjo nuk është vetëm një çështje teknologjike, por një kulturë e ndërtuar mbi besimin, bashkëpunimin dhe inovacionin.

Duke ndjekur këtë vizion, Albamedia po shndërrohet në një partner akoma më të rëndësishëm për kompanitë që dëshirojnë të zhvillojnë dhe zgjerojnë prezencën e tyre në tregun e teknologjisë. Dhe me këtë ndërmarrje të re në integrimin e IT-së, Albamedia po vendos një standard të ri për atë çka do të thotë të jesh një kompani e përkushtuar për inovacionin dhe shpërndarjen e teknologjisë në shekullin e 21-të.

Ndërsa teknologjia dhe tregu ndryshojnë në një ritëm të shpejtë, Albamedia është e përkushtuar për të qenë një hap përpara. Dhe kjo nuk është thjesht një çështje e teknologjisë, por një mënyrë e të menduarit, thekson Dritan Xhaferi, CEO i Kompanisë. “Për ne, është e rëndësishme të jemi të gatshëm për ndryshime dhe të përshtatemi me to. Kjo është arsyeja pse kemi investuar aq shumë në teknologjinë dhe punonjësit tanë. Fuqizimi i kapaciteteve digjitale dhe automatizimit të proceseve te kompanitë Shqiptare është shumë i rëndësishëm, pasi do mundësojë rritjen e kapaciteteve të brendshme pa patur detyrimisht nevojë për rritjen e burimeve njerëzore. Shembull i kësaj filozofie sot janë kompanitë si motra jo vetëm në Europë, që kanë kapacitete njerëzore të njëjta në numër me kompani shqiptare, por bëjnë më shumë se 10-fishin e qarkullimit të tyre .

Eventualisht, kjo do të ndihmonte edhe për zgjerimin e biznesit të kompanive shqiptare në rajon dhe përtej duke i bërë ato konkuruese dhe të afta të përballojnë sfidat e rritjes në një treg përherë e më global”, përmbyll kështu bisedën Dritani.  

Albamedia, ishte ndër kompanitë kryesore pjesëmarrëse në panairin Future2Tech. Organizatorët e tij tregojnë që: “Kompania arriti të sjellë nën çatinë e një stende të mirë oganizuar, katër koncepte: Smart Office, Smart Home, Gaming dhe Printing. Albamedia prezantoi risitë e markave Brother, Canon, AOC, Philips, Kingston, TP-Link, Neomounts, Ugreen dhe jo vetëm.

20 vite Albamedia. Kompania e distribucionit në sektorin e teknologjisë së infomacionit ofron një gamë të gjerë produktesh. Objektivi i saj është të koordinojë sa më mirë ekspertizën dhe potencialin e partnerëve të saj me nevojat e klientëve. Ajo dallon për frymën progresive, por edhe për bashkëpunimin, besnikërinë dhe entuziasmin mes stafit. Pikat e forta të kësaj kompanie janë: Ekspertiza, për të ofruar avantazhe të rëndësishme për partnerët e saj; Besnikëria, e cila ka siguruar kënaqësinë e klientit dhe Shpejtësia e të vepruarit me efikasitet.

Artikulli u publikua më parë në faqen 12 të numrit 33 të revistës Business Magazine Albania.  Abonohu për të lexuar artikujt e tjerë të revistes.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0