AlbAcademy, vjen me një cikël webinaresh falas - Business Magazine Albania

AlbAcademy, vjen me një cikël webinaresh falas


AlbAcademy ka nisur një cikël trajnimesh online. Në përgjigje të kësaj periudhe kritike, kompania ka vendosur të krijojë disa webinarë me ekspertë të fushave të ndryshme, për të trajtuar tema të rëndësishme të ditëve të sotme.

Në webinarin e parë të zhvilluar, nga cikli i Webinareve falas ishte Suela Plaka. Suela është eksperte në informim për parandalimin e sëmundjeve infektive, në Breshia të Italisë. Këshillat e saj për parandalimin e Covid-19 ishin konkrete dhe të vlefshme. Suela foli për procedurat e sigurisë dhe përdorimin e pajisjeve mbrojtëse ndaj virusit aktualisht në qarkullim.

Trajnimi i dytë, i cili do të zhvillohet pikërisht me 6 Prill Ora 17:00 është “MENAXHIMI I TITANIKUT, mësime pas mbytjes me lektore Brunilda Licaj.

Valbona Begolli, themeluses dhe drejtuese e AlbAcademy, tregon se në këtë webinar do të mund të marrim sugjerime mbi turizmin, një fushë shumë e prekur sot nga pandemia e Covid. Znj, Licaj është lektore në departamentin e turizmit në Fakultetin e Biznesit UAMD.

Regjistrohu këtu për të marrë pjesë

Lexo: Webinar: Biznes në kohën e Koronavirusit

Me 9 Prill, ora 15:00, në Webinarin e radhes do të jetë z. Julian Demeti. Ai do të flasë rreth transformimit dixhital të bizneseve. Z. Demeti është CEO i Albanian Business Partner dhe Gati.al.

Që në ditët e para të pandemisë dhe detyrimit tonë për t’u izoluar, pothuasje të gjithë ne ishim dakord se kjo është një periudhë kur duhet të reflektojmë e të mësojmë më shumë. Kjo vlen, si për të mbijetuar në këtë kohë krizë, për t’u përshtatur, por edhe për t’u krithyer nesër më të fortë në punë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0