Alarmi i agjentëve britanikë: Pandemia dhe izolimi rritën kërcënimin nga terrorizmi - Business Magazine Albania

Alarmi i agjentëve britanikë: Pandemia dhe izolimi rritën kërcënimin nga terrorizmi

Në mbrëmjen e 20 qershorit, në një ditë e bukur me diell vere, terrorizmi goditi Britaninë e Madhe pa paralajmërim. I armatosur me thikë, 25-vjeçari Khairi Sadallah u fut në një park në qytetin Reading dhe sipas të dhënave të prokurorisë “sulmoi egërsisht me thikë” tre vetë që gjendeshin në atë park.

Për Neil Basu, shefi i Policisë Britanike kundër Terrorizmit, sulmi vdekjeprurës nuk ishte i rastësishëm. Ai sheh një lidhje me krizën e Coronës dhe kufizimet e rrepta për të dalë. Sipas ekspertit të terrorizmit ekstremizmi është si një sëmundje që është “shfaqur” përsëri pas rënies së pandemisë.

Efektet e izolimit

Basu dhe ekspertë të tjerë mendojnë se sidomos njerëzit pa punë dhe të izoluar dhe të pafavorizuar nga pikëpamja sociale kanë kaluar shumë kohë në internet gjatë karantinës – dhe kështu mund të jenë bërë pre e lehtë për grupet radikale ose individët në internet.

“Izolimi mund t’i përkeqësojë rrethanat negative dhe t’i bëjë njerëzit më të prekshëm ndaj radikalizmit,” mendon Nik Adams, specialist për luftën kundër ekstremizmit. Ekstremistët e dinë se në një situatë të tillë është më e lehtë për të joshur persona të prekur dhe për këtë “ata përdorin shpesh çështje aktuale si grep për t’i tërhequr ata”.

Fundamentalistët islamikë i përdorën për shembull mediat sociale për ta interpretuar shfaqjen e virusit Corona si zemërimin e Allahut kundër Perëndimit. Ata i nxitën mbështetësit e tyre që të sulmonin në kohën e pandemisë, sepse qeveria ishte e angazhuar me problemet urgjente të shëndetit publik dhe jo me sigurinë, kjo është logjika.

Po ashtu për shkak të masave të izolimit në Britaninë e Madhe nuk qe e mundur të vazhdohej programi “Prevent”, pjesë e strategjisë anti terror, në të cilin angazhohen mësues, punonjës socialë apo krerë të grupeve fetare.

Shtim i rrezikut ekstremist të djathtë

Kërcënimi prej ekstremizmit të djathtë u rrit gjatë masave të karantinës në mënyrë alarmante jo vetëm në Britaninë e Madhe por dhe në vendet e tjera evropiane. “Ekstremistët e djathtë, në veçanti, kanë bërë një punë të shkëlqyeshme për të shfrytëzuar teoritë e ndryshme të komplotit dhe konspiracionit si dhe ndjenjat raciste të lidhura me virusin Corona,” thotë Jessica White, eksperte për terrorizmin në institutin Royal United Services.

Sipas autoriteteve, kjo formë e propagandës së djathtë ka marrë shumë forma. Ato shkojnë nga pretendimi se infeksioni është përhapur më shpejt nga disa grupe etnike deri në teori për përfshirjen e kinezëve në krijimin e virusit.

Studiuesit argumentojnë se njerëzit që e prekur nga papunësia dhe mungesa e perspektivave janë shpesh më të ndjeshëm ndaj këtyre lloj dezinformatave. Ekspertët kanë frikë se rënia ekonomike pas përfundimit të pandemisë mund ta rrisë më tej rrezikun e radikalizmit, sepse varfëria dhe privimi mund të kontribuojnë gjithashtu në radikalizëm, thotë White.

DW

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0