Akti i Inteligjencës Artificiale (AI) i BE-së: Rregullorja e parë mbi Inteligjencën Artificiale - Business Magazine Albania

Akti i Inteligjencës Artificiale (AI) i BE-së: Rregullorja e parë mbi Inteligjencën Artificiale

Inteligjenca Artificiale

Nga Albana Laknori

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në BE do të rregullohet nga Akti i AI, si ligji i parë gjithëpërfshirës në botë për Inteligjencën Artificiale AI. Le ta shohim me poshtë  se si do të mund të mbrohemi nga keqpërdorimi i AI.

Si pjesë e strategjisë së saj dixhitale, BE-ja po përpiqet të rregullojë konceptin e Inteligjencës Artificiale (AI) për të siguruar kushte më të mira për zhvillimin dhe përdorimin e kësaj teknologjie inovative. Inteligjenca Artificiale mund të krijojë shumë përfitime, të tilla si: kujdes më i mirë shëndetësor; transport më i sigurt dhe më i pastër; prodhim më efikas; energji më e lirë dhe më e qëndrueshme.
Në prill 2021, Komisioni Evropian propozoi kuadrin e parë rregullator të BE së për AI. Kjo rregullore nënvizon faktin se sistemet e AI që mund të përdoren në aplikacione të ndryshme, duhet të analizohen dhe klasifikohen sipas rrezikut që paraqesin për përdoruesit. Nivelet e ndryshme të rrezikut do të nënkuptojnë pak a shumë rregullim të tyre.

 Çfarë do të bëjë Parlamenti Evropian me legjslaconin mbi AI


Parlamenti Evropian dëshiron të krijojë një përkufizim neutral dhe uniform për AI ndaj teknologjisë, që mund të zbatohet në sistemet e ardhshme të AI. Rregullat e reja vendosin detyrime për ofruesit dhe përdoruesit në varësi të nivelit të rrezikut nga Inteligjenca Artificiale. Ndërsa shumë sisteme të AI paraqesin rrezik minimal, ato duhet të vlerësohen.

Risku i papranueshëm

·       Sistemet e AI  kur janë sisteme që konsiderohen si kërcënim për njerëzit do të ndalohen. Ato përfshijnë:

  • Manipulimi kognitiv i sjelljes së njerëzve ose grupeve specifike të cënueshme: për shembull lodrat e aktivizuara me zë që inkurajojnë sjellje të rrezikshme te fëmijët
  • Vlerësimi social: klasifikimi i njerëzve në bazë të sjelljes, statusit socio-ekonomik ose karakteristikave personale
  •  Identifikimi biometrik dhe kategorizimi i njerëzve
  •  Sistemet e identifikimit biometrik në kohë reale dhe në distancë, të tilla si: njohja e fytyrës. Disa përjashtime mund të lejohen për qëllime të zbatimit të ligjit. Sistemet e identifikimit biometrik në distancë “në kohë reale” do të lejohen në një numër të kufizuar rastesh të rënda, ndërsa sistemet “post” të identifikimit biometrik në distancë, ku identifikimi ndodh pas një vonese të konsiderueshme, do të lejohen të ndjekin penalisht krimet e rënda dhe vetëm pas miratimit nga gjykata.

 Rrisku i lartë

Sistemet e AI që ndikojnë negativisht në sigurinë ose të drejtat themelore të njeriut, do të konsiderohen me rrezik të lartë dhe do të ndahen në dy kategori:
1) Sistemet e AI që përdoren në produktet që janë nën legjislacionin e BE-së për sigurinë e produkteve. Këtu përfshihen lodrat, aviacioni, makinat, pajisjet mjekësore dhe ashensorët.

2) Sistemet e AI që bien në fusha specifike që do të duhet të regjistrohen në një bazë të dhënash të BE-së:

• Menaxhimi dhe funksionimi i infrastrukturës kritike

• Arsimi dhe formimi profesional

• Punësimi, menaxhimi i punëtorëve dhe aksesi në vetëpunësim

• Qasja dhe shijimi i shërbimeve esenciale private dhe shërbimeve dhe përfitimeve publike

• Zbatimi i ligjit

• Menaxhimi i migracionit, azilit dhe kontrollit të kufirit

• Asistencë në interpretimin dhe zbatimin  e ligjit.

 

Të gjitha sistemet e AI me rrezik të lartë do të vlerësohen përpara se të hidhen në treg dhe gjithashtu gjatë gjithë ciklit të tyre të jetës. Njerëzit do të kenë të drejtën të paraqesin ankesa për sistemet e AI tek autoritetet e caktuara kombëtare. Kërkesat për transparencë AI gjeneruese, si ChatGPT, nuk do të klasifikohet si me rrezik të lartë, por do të duhet të përputhet me kërkesat e transparencës dhe ligjin e BE-së për të drejtat e autorit:  Duke zbuluar se përmbajtja është krijuar nga AI

• Dizenjimi i modelit për të parandaluar gjenerimin e përmbajtjes së paligjshme

• Publikimi i përmbledhjeve të të dhënave me të drejtë autori të përdorura për trajnim

Modelet e Inteligjencës Artificiale për qëllime të përgjithshme me ndikim të lartë që mund të paraqesin rrezik sistemik, siç është modeli më i avancuar i AI GPT-4, do të duhet t’i nënshtrohen vlerësimeve të plota dhe çdo incident serioz do t’i raportohet Komisionit Evropian. Përmbajtja që gjenerohet ose modifikohet me ndihmën e AI – imazhe, skedarë audio ose video (për shembull deepfakes), duhet të etiketohet qartë si AI i krijuar në mënyrë që përdoruesit të jenë të vetëdijshëm kur hasin në një përmbajtje të tillë.

Mbështetja e inovacionit

Ligji synon t’u ofrojë bizneseve fillestare dhe sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme mundësi për të zhvilluar dhe trajnuar modele të AI përpara publikimit të tyre.Kjo është arsyeja pse ai kërkon që autoritetet kombëtare t’u ofrojnë kompanive një mjedis testimi që simulon kushte afër botës reale. Hapat e ardhshëm: Teksti i rënë dakord pritet të miratohet përfundimisht në prill 2024. Ai do të jetë plotësisht i zbatueshëm 24 muaj pas hyrjes në fuqi, por disa pjesë do të zbatohen më shpejt:

  • Ndalimi i sistemeve të AI që paraqesin rreziqe të papranueshme do të zbatohet gjashtë muaj;
  • Sistemet me rrezik të lartë do të kenë më shumë kohë për të përmbushur kërkesat pasi detyrimet në lidhje me to do të bëhen të zbatueshme 36 muaj pas hyrjes në fuqi.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0