Aksionet e operatorëve të rrjeteve sociale Pinterest, Snap dhe Twitter ranë të gjitha, pasi pronari i Facebook, Meta Platforms publikoi deklaratën e fitimeve të tremujorit të katërt, e cila i uli aksionet me 22%.
Aksionet e Snap ranë më shumë se 18%, ndërsa ato të Pinterest me pothuajse 10% dhe Twitter me gati 8%. Por, ndikimi nuk ishte i kufizuar tek mediat sociale. Aksionet e Amazon, e cila ka një biznes reklamash në rritje, ranë më shumë se 3%.
Aksionet e Microsoft, e cila gjithashtu ka ekspozim ndaj reklamave, duke përfshirë edhe rrjetin social të biznesit LinkedIn, ranë me 1%.
CEO i Microsoft Satya Nadella foli për mundësinë e reklamave digjitale javën e kaluar, duke u thënë analistëve se të ardhurat nga reklamat në 12 muajt e fundit, duke përfshirë LinkedIn, tejkaluan 10 miliardë dollarë përpara kostos së blerjes së trafikut.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto