Aksionari i Monego: Heqja e licencës është një veprim i paligjshëm, do t’i drejtohemi gjykatës

Aksionari i Monego: Heqja e licencës është një veprim i paligjshëm, do t’i drejtohemi gjykatës


Monego thekson se për këtë vendim janë njoftuar ditën e premte nga Banka Qendrore e Kosovës.

Lexoni të plotë reagimin e aksionarit të kompanisë Monego, Aigars Kesenfelds:

Sot ne jemi informuar në lidhje me vendimin e BQK-së për heqjen e licencës për Monego.

Ne u informuam për vendimin përmes një njoftimi për shtyp dhe nuk kemi qenë në gjendje ta shohim vetë vendimin.

Ne jemi më se të sigurt se jemi plotësisht në përputhje me ligjin dhe të gjitha rregulloret e BQK-së.

Ne kemi qenë gjithmonë bashkëpunues me BQK-në në ofrimin e të gjitha informacioneve dhe bërjen e të gjitha ndryshimeve të kërkuara që të jenë plotësisht në përputhje me rregullat në fuqi.

Si një investitor europian, investojmë dhe zhvillojmë kompani Fintech dhe përmes kompanisë Monego, bëjmë përhapjen dhe shpërndarjen e të menduarit dhe vlerave të sipërmarrjes europiane tek mjedisi i biznesit lokal – transparencën, sundimin e ligjit, dialogun e hapur me palët e interesuara.

Ne po shqyrtojmë fuqishëm që t’u afrohemi autoriteteve rregullatore ndërkombëtare për t’u përfshirë në këtë çështje, si Banka Botërore, Këshilli i Investitorëve të Huaj dhe institucionet e BE-së.

Procesi i heqjes së licencës dhe fillimi i procesit të likuidimit pohon se ne kemi shqetësuar interesat e dikujt këtu dhe vullneti është që Monego të nxirret jashtë tregut.

Natyrisht, nëse kjo do të arrihet, të vetmit që do të vuajnë do të jenë njerëzit e Kosovës, të cilëve ne u ofrojmë përfshirje financiare – qasje në shërbimet financiare – në të gjithë vendin.

Krijimi i mëparshëm i ‘fushatës së zezë’ që ishte në disa media të Kosovës kundër nesh, ishte hapi i parë i kësaj fushate të madhe. Ne kishim një vendim të drejtë të Këshillit të Mediave të Kosovës dhe media që shkruante lidhur me këtë çështje tërhoqi të gjithë përmbajtjen duke e njohur atë si JO të vërtetë. Tani heqja e licencës është vetëm hapi tjetër në këtë përpjekje për të nxjerrë biznesin Monego nga tregu me metoda të paligjshme.

I gjithë procesi që po vazhdon tani – duket si sulm total armiqësor dhe luftë brutale ndaj investimeve të huaja në Kosovë, duket si një vendim i motivuar politikisht i udhëhequr nga metoda të paligjshme.

Sapo të kemi përfundimisht vendimin e BQK-së, ne do t’i drejtohemi gjykatës, sepse dënimi nuk është adekuat.

Ky është një mesazh shumë i fortë dhe negativ për çdo investitor të BE-së, se investimet në Kosovë nuk janë të sigurta”.

Si kompani ne kemi kontribuar shumë për ekonominë lokale të Kosovës në këto dy vjet dhe shifrat më poshtë e dëshmojnë këtë:

  • 254 persona të punësuar
  • 33 degë të hapura në të gjithë vendin
  • 5 milion euro paga për punonjësit
  • 400 mijë euro qira pronarëve
  • 600 mijë euro për taksat (TVSH dhe WHT)”.

Lexoni më shumë:

https://businessmag.al/bqk-mbylle-institucionet-mikrofinanciare-iutecredit-dhe-monego/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0