AKEP: paketat 28 ditore të telefonisë të paligjshme. Dy kompanitë kanë afat deri me 1 qershor të kalojnë në 30 ditëAKEP: paketat 28 ditore të telefonisë të paligjshme. Dy kompanitë kanë afat deri me 1 qershor të kalojnë në 30 ditë

AKEP: paketat 28 ditore të telefonisë të paligjshme. Dy kompanitë kanë afat deri me 1 qershor të kalojnë në 30 ditë


Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare pas një hetimi të bërë, ka urdhëruar dy operatorët e telefonisë të kalojnë nga tarifimi 28 ditorë qe bëjnë aktualisht në një mujor. Vendimi I AKEP, është publikuar në faqen e tij zyrtare.

Për më shumë lexoni këtu.

Në bazë të këtij vendimi, tre operatorët e tregut, Vodafone, Telekom dhe Albtelekom, kanë shkelur rregulloren e AKEP për “tarifim mujor kalendarik. Albtelekom, ka rikthyer tre javë më parë tarifimin për 30 ditë. Dy kompanive të tjera u është lënë një afat deri më 1 qershor për të kaluar në paketat 30 ditore.

Pikat kryesore të vendimit të AKEP

a) Kohëzgjatja e vlefshmërisë së paketave tarifore celulare standard bundle me parapagim nga 28 ditë të jetë mujore(30 dite).

b) Detyrimin e sipërmarrësve e komunikimeve elektronike Vodafone Albania dhe Telekom Albania që duke filluar nga data 1 qershor 2018 të rikthimit të vlefshmërisë së paketave standarte bundle të shërbimit celular me parapagim nga 28 ditë në mujore (30 ditore).

c) Sipërmarrësit Vodafone Albania dhe Telekom Albania të njoftojnë pajtimtarët për ndryshimin e paketave standarte nga 28 ditë në mujore (30 ditore) të paktën 15 ditë para hyrjes në fuqi të paketave standarte mujore (30 ditore).

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0