Akademi për rilindjen e 100 fshatrave - Business Magazine Albania

Akademi për rilindjen e 100 fshatrave


Për rilindjen e fshatrave do të këtë një akademi. Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) ka planifikuar që të bëjë pjesë të programit “100 fshatrat” studentë të urbanistikës, mjedisit e arkitekturës.

Formulari i aplikimit paraqitet në faqen e AKTP dhe parashikon regjistrimet në “Akademinë 100+ fshatrat” për gjysmën e dytë të këtij viti.

Sipas projektit, studentët do të vizitojnë për të paktën katër javë fshatrat, për të sjellë më pas sugjerimet e tyre për zhvillimin.

Në prezantimin e agjencisë thuhet, se “Akademia 100+ fshatrat” zhvillohet në kuadër të Programit të Rilindjes Rurale me fokus 100+ fshatrat, ku duam të ndërtojmë një model zhvillimi rural bazuar tek potenciali turistik. Akademia synon të mbledhë së bashku studentë masteri të arkitekturës, planifikimit, projektimit, peizazhit e mjedisit të sapodiplomuar të këtyre fushave, si dhe pedagogë të tyre, të cilët ndajnë vlerësime dhe pasione të ngjashme për fshatin dhe besojnë tek potenciali i tij për t’u zhvilluar si pikë graviteti e fuqishme.

Njoftimi vëren se, Akademia 100+ fshatrat po ndërtohet sipas shembullit të Akademisë Verore të Atelier Albania, por me shtrirje shumë më të gjerë. Akademia 100 + fshatrat do të bazohet në 20 atelierë projektimi të veçanta, por të lidhura me njëra-tjetrën dhe nën udhëheqjen e AKPT-së.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, fokusi në 100 fshatra bëhet për të krijuar 100 zona zhvillimi ekonomik rural bazuar tek investimet në agroturizëm dhe ekoturizëm duke shfrytëzuar trashëgiminë kulturore, pasuritë natyrore, traditën në tërësi dhe kapacitetet lokale dhe investimet e sipërmarrjes.

Afati për të aplikuar në këtë akademi, sipas AKPT-së, është data 15 Korrik 2018 ndërkohë që ofertat e pranimit do të dërgohen jo më vonë se 20 korriku. Të gjithë kandidatët e përzgjedhur do të kalojnë edhe një fazë intervistash.

Për të aplikuar klikoni Këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0