AIESEC është një platformë globale rinore, e themeluar në 1948, e cila synon zhvillimin e lidershipit te të rinjtë nëpërmjet programeve të shkëmbimit ndërkulturor. Me sloganin “Paqje dhe Përmbushje e Potencialit Njerëzor”, AIESEC është në Shqipëri prej 2012.
Një ndër oportunitetet e shumta që AIESEC ofron për të rinjtë në Shqipëri është edhe iniciativa Youth for Global Goals, mesazhi i së cilës do të jepet nëpërmjet eventit “Youth Speak Forum”
Edicioni i këtij viti bazohet në objektivin “Partneritet për Objektivat” dhe vjen me temën: “Krijimi i një rrjeti të përbashkët për Zhvillimin e Qëndrueshëm”.
- Një panel folësish profesionist, përfaqësues nga Kombet e Bashkuara,
- Një sesion i gjithi i dedikuar sipërmarrësve të rinj,
- Një hapësirë veprimi ku çdo pjesëmarrës ka mundësinë të propozojë idetë e tij mbi realizimin e Objektivave.
- Dy workshop-e që nxisin të menduarit praktik
- Një shorte special që do të mundësojë kurse 6-javore falas me mësues të huaj
- Një panair me partner si: Deloitte, Vodafone, LPA Legal, Armundia Factory, New Moment.
Kjo është mundësia jote!
Linku i aplikimit: https://bit.ly/2GvEwJk
Apliko tani, merr CV dhe energjinë tënde për të ndyshuar botën dhe ji i pranishëm në 5 Maj, në “Youth for Global Goals” në ambjentet e Xheko Imperial në orën 9 AM – 6:30 PM.
Fee e pjesëmarrjes: 10 €
Përfshin: Të gjitha mjetet logjistike, coffe-breaks, dreka dhe certifikata e pjesëmarrjes.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto