AIDA merr pjesë në Eventin Ndërkombëtar të Network-ut në Brindisi, Itali - Business Magazine Albania

AIDA merr pjesë në Eventin Ndërkombëtar të Network-ut në Brindisi, Itali


Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, lider i konsorciumit shqiptar të Rrjetit Europian të Ndërmarrjeve (EEN Albania), mori pjesë në Eventin Ndërkombëtar të Network-ut ‘International Networking Event’ i cili u mbajt dje në Brindisi të Italisë.

Drejtori Ekzektiv i AIDA-s, Z. Genti Beqiri i njohu të pranishmit me rolin që agjencia luan në rritjen e konkurrueshmërisë së SME-ve shqiptare, në tërheqjen e investorëve të huaj si dhe veçanërisht mbi progresin e arritur nga EEN Albania. Gjithashtu, AIDA u paraqit në këtë event me disa projekt-ide, duke synuar hapjen e rrugëve të reja të bashkëpunimit dhe ndarjen e eksperiencave me përfaqësues nga institucione publike, universitetet, institucione publike dhe private të kërkimit dhe teknologjisë.

‘International Networking Event’, i cili ka në fokus Programet e Bashkëpunimit Territorial Europian “IPA ITALI-SHQIPËRI-MAL TË ZI” dhe “INTERREG ITALI-KROACI”, organizohet nga ENEA dhe Unioncamere Puglia, anëtarë të Rrjetit Europian të Ndërmarrjeve (EEN), në bashkëpunim me Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe partnerë të tjerë europianë.

burimi: AIDA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0