AI do na lërë pa punë apo do na shtojë vendet e punës? - Business Magazine Albania

AI do na lërë pa punë apo do na shtojë vendet e punës?

Kur u krijua makina për herë të parë, nuk u trembën nëse do i linte pa ecur. Në vend të saj krijuan infrastrukturë dhe shfrytëzuan çdo benefit që solli, duke filluar nga avantazhi kohës e deri te vendet e punës. Tani në këtë epokë po përballemi me shpikje që vazhdojnë dhe avancojnë në çdo moment, pra nëse unë përmend një risi tani, pak minuta më vonë nuk do jetë kjo që përmendet si e fundit.

Pyetja “Po punën time a e zëvëndëson teknologjia?” mund ta hasim kudo dhe në fakt është një frikë dhe shqetësim global. Megjithatë vlen të mendohet një formë tjetër “Po punën time a e ndihmon teknologjia”?

Zhvillime ka pasur gjithmonë e si rrjedhojë disa punë kanë humbur, po a e keni parë sa kanë lulëzuar?

Inteligjenca artificiale është një mjet si peneli, me të mund të bëjmë kryevepra ose mund të shkatërrojmë një të tillë? E gjitha varet nga mënyra se si e përdorim.

Sipas një studimi, AI mund të na sjellë përftime të shumta edhe në aspektin e produktivitetit. Ndihma që i jëp sektorëve të punës sjell më pak lodhje, shkurtim të orëve të punës e si rrjedhojë edhe punonjës më të lumtur e më kreativ. Madje bazuar në raportin e IPPR teknologjia mund të rrisë edhe Prodhimin e Brendshëm Bruto deri në 1% gjatë 5 viteve të ardhshme dhe 6% deri në vitin 2035.

Bazuar te ekspertët e fushës, Inteligjenca Artificiale ka gjasë të rrisë dinamizmin në tregun e punës. Ky është një moment nxitës që punëtorët të lënë punët ekzistuese dhe të vrapojnë pas atyre të rejave. Pra, ne do duhet të menojmë për drejtimin shoqëror që duam nga Inteligjenca Artificiale.

Në fillim të këtij viti, Instituti për Kërkimin e Politikave Publike (IPPR) me anë të studimeve parashikoi 7.9 milionë humbje të vendeve të punës për AI sipas një ‘skenari të rastit më të keq’. Në një skenar të rastit më të mirë, të gjitha punët në rrezik shtohen për t’u përshtatur me AI, në vend që të zëvendësohen.

Kjo përvecse nuk çon në humbje të vendeve të punës, sjell një rritje ekonomike prej 13% ndaj PBB-së. Sakaq, fitimet e pagave për punëtorët mund të jenë më të mëdha, më shumë se 30% në disa raste.

Për ta përmbyllur, AI mund të rrëzojë shumë profesione, po nga ana tjetër mund të hapë edhe shumë dyer në të cilat duhet të kalojmë dhe t’i shfrytëzojmë.

Po ju si mendoni? A ka ndryshuar diçka te puna juaj pas zhvillimit të inteligjencës artificiale? Na tregoni eksperiencën tuaj duke komentuar në rrjete tona sociale.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0