Aftësitë dhe zakonet që duhet të ndërtojnë CEO-t e së ardhmes - Business Magazine Albania

Aftësitë dhe zakonet që duhet të ndërtojnë CEO-t e së ardhmes

Aftësitë dhe zakonet që duhet të ndërtojnë CEO-t e së ardhmes

Në një klimë biznesi gjithnjë e më të paqëndrueshme, me ndikime që variojnë nga pandemia, te inteligjenca artificiale, dhe zhvillimet gjeopolitike, udhëheqësit e korporatave përballen me sfida që manualët tradicionalë të menaxhimit nuk i adresojnë më. Vetëm në SHBA, në vitin 2024, mbi 2,000 CEO dhanë dorëheqjen,  një rekord historik. Njëkohësisht, gjithnjë e më pak drejtues janë të gatshëm ose të interesuar për të marrë këtë rol. Kjo ngre pyetje kyçe: A jemi në një pikë kthese për atë që kërkohet nga një CEO i suksesshëm? Si mund të përgatiten liderët e rinj për të marrë vendime në kohëra kaotike dhe për të udhëhequr ekipe të larmishme dhe të teknologjizuara?

Ekspertët që dhanë mendimet e tyre:

  • Ginni Rometty, ish-drejtore ekzekutive e IBM

  • Nitin Nohria, ish-dekan i Harvard Business School

  • Gary Burnison, CEO i Korn Ferry

Ginni Rometty: Sjelljet janë më të rëndësishme se aftësitë teknike

  1. Mësoni si një atlet olimpik
    Në kohë ndryshimesh teknologjike, të jesh në një kulturë të të nxënit të vazhdueshëm është thelbësore. CEO-t e së ardhmes duhet të kultivojnë kuriozitetin, të kërkojnë feedback dhe të jenë të hapur ndaj eksperimenteve.

  2. Menaxhoni teknologjinë me përgjegjësi
    Liderët duhet të ndërmarrin vendime që nuk bazohen vetëm në rezultate afatshkurtra, por në vlera afatgjata. Tek IBM, vendimet për etikën e AI ishin të motivuara nga ndërtimi i besimit, jo nga rregulloret.

  3. Ndërtoni qëndrueshmëri përmes marrëdhënieve dhe qëndrimit
    Një rrjet i fortë marrëdhëniesh dhe një qëndrim pozitiv janë mbështetjet më të mëdha gjatë krizave. Qëndrueshmëria nuk është vetëm forcë personale, por edhe aftësi për të mbajtur drejtimin në momente të vështira.

Lexo edhe“U përpoqa të isha spontane, por për pak sa nuk u gjenda në një skenar horror — ose kështu mendova”

Nitin Nohria: Zhvilloni ndjeshmërinë për përmasën e problemeve

Në një botë me shumë zhurmë dhe urgjenca, një aftësi kyçe është të dish të dallosh çfarë është me rëndësi reale. CEO-t duhet të dinë kur të presin, kur të reagojnë, dhe kur të ndryshojnë drejtimin, bazuar në analizë dhe jo instinkt. Ndihmon të mendojnë si statistikanë: krijojnë një ide paraprake, e rishikojnë sipas informacionit të ri dhe nuk veprojnë pa matur mirë situatën. Kjo kërkon kulturë organizative që nxit debat të hapur, këndvështrime të ndryshme dhe siguri psikologjike.

Gary Burnison: Aftësitë e “buta” janë tashmë kritike

Nga miliona vlerësime të talenteve të zhvilluara nga Korn Ferry, tri cilësi dominojnë për CEO-t e së ardhmes:

  • Zhdërvjelltësia (Agility): Të veprosh me siguri edhe në mungesë të qartësisë totale. Të përshtatesh në kohë reale dhe të mendosh në mënyrë gjithëpërfshirëse.

  • Qëndrueshmëria (Resilience): Pas çdo dështimi, mënyra si reagon është ajo që të përcakton si lider. Të ruash besimin dhe të mobilizosh ekipin është thelbësore.

  • Mendimi integrues (Integrative Thinking): Aftësia për të kombinuar ide të ndryshme në një zgjidhje të re. CEO-t duhet të mendojnë si në 3D, duke kuptuar ndikimin e vendimeve në gjithë organizatën.

Sipas Burnison, vetëdija për veten është baza e lidershipit. Organizatat duhet të ndihmojnë liderët të kuptojnë si perceptohen dhe si të përmirësohen përmes reflektimit të vazhdueshëm.


CEO-t e së ardhmes nuk do të jenë thjesht drejtues të aftë teknikisht, por liderë që mësojnë vazhdimisht, veprojnë me etikë dhe përballojnë kompleksitetin me vizion dhe vetëdije. Për t’i përgatitur ata, organizatat duhet të ndryshojnë qasjen ndaj zhvillimit të lidershipit—nga trajnimi teknik te ndërtimi i karakterit, rezistencës dhe vetë-reflektimit.

hbr

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0